Detaje të reja nga plagosja në Tiranë/ Polici qëlloi me armë një të armatosur, plagosi edhe një qytetare

Detaje të reja nga plagosja e dy qytetarëve në Tiranë. Policia bëri të ditur se, një punonjës policie i Repartit “Shqiponja” ka qëlluar dy persona duke plagosur me armë një të ri dhe një vajzë të pafajshme që po kalonte në rrugë rastësisht.

Drejtori i policisë së Tiranës, Rebani Jaupi bëri të ditur për mediat se, një punonjës policie që i ka kërkuar dokumentet një qytetari, nuk i është përgjigjur, në momentin kur e ka pyetur se çfarë kishte në çantë ai ia ka mbathur. Qytetari i ka drejtuar armën punonjësit të policisë, polici ka qëlluar në ajër

“Një punonjës policie që i ka kërkuar dokumentet një qytetari, nuk i është përgjigjur, në momentin kur e ka pyetur se çfarë kishte në çantë ai ia ka mbathur.

Qytetari i ka drejtuar armën punonjësit të policisë, polici ka qëlluar në ajër. Qytetari ka lëvizur përsëri me vrap, dhe kur e ka lajmëruar sërish, qytetari ka kanosur policin. Polici e ka plagosur personin në pjesën e këmbës. Në afërsi të kësaj skene ka qenë dhe një qytetare, që po ashtu ka mbetur e plagosur.

Punonjësi i policisë është me përvojë i ekipit shqiponjave ishte i vetëm, dhe ka vepruar në bazë të procedurave standardë të punës, ne kemi ngritur grupin e punës për identitetin e personit që pak a shumë kemi një emër por do jua bëjmë me dijë me vonë.

Momentalisht janë jashtë rrezikut të dy, në spitalin e traumës po punojnë mjekët. Efektivi nuk është qëlluar, është në drejtorinë e policisë Tiranë për veprimet procedurale”, deklaroi kryepolici Jaupi.

jaupi
Kryepolici i Tiranës Rebani Jaupi

Artikulli paraprakKërcet arma në Tiranë dhe Vlorë, 4 persona të plagosur
Artikulli tjetërZbulohet identiteti i të plagosurit në Tiranë, i akuzuar për disa vrasje në Lushnje