Kapet agjenti i Tahirit i infiltruar në sheshin e protestës

Që kur ka nisur protesta e opozitës dhe u vendos çadra në shesh, u shfaq. Bëhet fjalë për njeriun në foto, i cili ndalon protestuesit dhe u kërkon që të mos i bashkohen protestës në shesh.
Fotoja është bërë nga protestuesit, të cilët kanë vënë re praninë e tij në trotuarin në krah të Kryeministrisë. Ai i ndalon njerëzit duke i këshilluar që të mos protestojnë.
Kryesisht ai ka ndaluar femrat, të cilave u ka dhënë këshillat që të mos i bashkohen opozitës.
E kur ata e kanë kundërshtuar, personi në foto emri dhe detyra e të cilit nuk dihet, u ka shpjeguar se mesazhet e tij vijnë nga zyra e kryeministrit dhe jo nga vetja e tij.

Artikulli paraprakRritet qëndresa për zgjedhje të lira nga sheshi i lirisë
Artikulli tjetërBasha me eurodeputetin: S’ka zgjedhje me krimin