Kandidatët për drejtues të prokurorive të Durrësit dhe Shkodrës, KLP nis procedurat për verifikimin e pasurisë së tyre

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ka zhvilluar një mbledhje gjatë ditës së sotme (25 prill) ku janë miratuar 10 vendime.

Ndër to, në njoftimin e KLP bëhet me dije se ka nisur verifikimi i pasurisë së prokurores Anita Jella në kuadër të kandidimit të saj për pozicionin e drejtueses së prokurorisë së Durrësit.

Po ashtu, kanë nisur procedurat për verifikimin e pasurisë dhe fugrës për Albert Muçajn i cili ka rikandiduar për pozicionin e drejtuesit të prokurorisë së Shkodrës. Për këtë prodedurë verifikimi është caktuar me short Olger Eminaj si relator.

Artikulli paraprakNdodh për herë të parë në historinë e Serisë A, ja risia që vjen këtë javë
Artikulli tjetërPD, Sefa: Mbi 70 % e qytetarëve shqiptarë kanë besim te SPAK! Ti mbështesim