Ndodh për herë të parë në historinë e Serisë A, ja risia që vjen këtë javë

Në përzgjedhjen e arbitrave të javës së 34-t të Serisë A do të ketë një risi. Për herën e parë në historinë e kampionatit italian, në fakt, arbitrat e një ndeshje do të jenë të gjitha femra.

Bëhet fjalë për ndeshjen Inter-Torino, që do të zhvillohet këtë të diel në orën 12:30. Shoqata Italiane e Arbitrave ka zgjedhur Maria Sole Ferrieri Kaputi, si arbitër kryesor, ndërsa asistentet do të jenë Franceska Di Monte dhe Ticiana Trashiati. Një përzgjedhje e tillë nuk ishte bërë kurrë në kategorinë kryesore të futbollit italian, por ka ndodhur në Kupën e Italisë dhe Serinë B.

Artikulli paraprakKultivuan kanabis në serra, SPAK jep detaje të aksionit: 6 të arrestuar dhe kontrolle në banesat e 9 personave nën hetim
Artikulli tjetërKandidatët për drejtues të prokurorive të Durrësit dhe Shkodrës, KLP nis procedurat për verifikimin e pasurisë së tyre