Josephine Pasternak: Motra gjeniale e shumë të njohurit Boris, që askush nuk e njeh

Pse i dua këto jetë të censuruara nga errësira? Ndoshta për të dëmshpërblyer me kafshime harresën. Ndoshta sepse nëato jetë, megjithëse duke dëshiruar predominimin, shoh të përmbushet fati im.

Nuk mendoj se është rastësi. Kur lind Josephine Pasternak, në vitin 1900, Boris mbsuh 10 vjeç dhe takon për herë të parë idhullin e tij, Rainer Maria Rilke. Rilke është në Rusi bashkë me Lou Andreas Salomédhe ai udhëtim ndikon mbi veprën e tij; shkon të viyitojë piktorin Leonid Pasternak, i njohur veç të tjerash si ilustruesi i romaneve të Lev Tolstoj.

“I panjohur flet vetëm gjermanisht, megjithëse e njoh këtë gjuhë në përsosmëri, nuk e kam dëgjuar ndonjëherë të flitet në atë mënyrë. Prandaj aty, në bankinën e mbushur plot, në intervalin midis dy sinjaleve të nisjes, ajo e huaja më duket një siluetë midis trupave, një figurë imagjinare në plotëninë e asaj që imagjinare nuk është”, kujton Pasternak.

E ndërlidhur në art, familha Pasternak është themeluar nga Leonid dhe nga Rozalija Kaufman, pianiste e talentuar që braktis skenën për familjen. Më 16 maj 1958, Boris e kujton kështu të motrën Josephine: “Nëna ishte një pianiste e shkëlqyer.

Pikërisht kujtimi i saj, i mënyrë së të luajturit, i mënyrës së saj për ta trajtuar muzikën, i vendit që me shumë thjeshtësi i kishte rezervuar në zakonet e përditshme, më vendosi në duar atë njësi të madhe matëse me të cilën asnjë prej vëzhgimeve të mia të ardhshme nuk mundi t’i rezistojë më pas krahasimit”. I lindur më 1890, Boris është fëmija i parë, të cilin e pason Aleksandr më1893 dhe Josephine më 1900. Të tri fëmijët lindin në shkurt. Lydia, fëmija i fundit, lind në marsin e 1902.

Aleksandr Pasternak vdes më 1982, nuk e braktis Rusinë, është arkitekt dhe urbanist, rrëfen copëza të fëmijërisë së tij në një libër, i titulluarJeta jonëdhe i botuar nga Excelsior 1881 në vitin 2009. Midis momenteve, përzgjedh këtë: “A ekziston ndoshta diçka më e rëndësishme sesa të vëresh jetën rreth nesh?

Kishim zakonin që të qëndronim të ulur për orë të tëra anës së dritareve, duke u mrekulluar nga lëvizjet që bëheshin në ndërtesën e Postës. Aty vraponin vazhdimisht jashtëzakonisht shumë njerëz”. Kurse të dy motrat, Lydia dhe Josephine, jetojnë me maskën e të harruarve.

Në vitin 1921 familja ndahet: “Ime më duhej të kurohej dhe im atë do të duhej të operonte një sy, gjë që ato kohë në Moskë ishte e pamundur. Si shumë herë në të kaluarën, u nisën me bindjen se do të kalonin disa kohë jashtë vendit, do të pushonin e kuroheshin dhe, pasi të rikuperonin forcat, do të ktheheshin”, tregon Aleksandr. Në të vërtetë, operacioni në Gjermani – ku Boris ka studiuar për Filozofi dhjetë vite më parë – është një mënyrë për t’i shpëtuar kthetrave të Revolucionit. Çifti Pasternak niset me vajzat.

Një vit më parë, më1920, Boris bën një udhëtim me motrën Lydia në Kasimov, “ish kryeqytet i mbretërisë tatare, shumë piktoresk”. Ishte në sintoni në fakt me motrën Josephine, të cilës i njihte një inteligjencë sipërore, një inteligjencë të pagabueshme: “Qysh kur ishte 11 vjeç i lexonte poezitë e tij, priste me ankth miratimin e saj” (Helen Ramsay).

Pasojnë vite me spirale: në vitin 1938 lind djali i Boris, i quajtur Leonid “në nderimin tënd”, siç i shkruan të atit. Evgenij isshhte lindur më1923, i pritur nga një strofë, “Isha në mjerim. Kishte lindur një fëmijë./ Hoqa dorë nga fëmijëria”.

Në vitin 1939 i vdes e ëma, Rozalija; po atë vit arrestohen në Rusi bashkëshorti dhe vajza e Marina Cvetaeva. Në vitin 1945 vdes i ati, Leonid, dhe Boris, i tronditur dhe i zbuluar vetvetes, nis Doktor Zhivago, “ka qenë dëshira për të filluar në gjithçka deri në fund dhe të vlerësoj jetën në shpirtin e absoltuzimit të dikurshëm, mbi themelet më të gjëra të tij”.

Lydia Pasternak u bë“Slater” në vitin 1935, duke u martuar me Eliot Trevor Oakeshott Slater, psikiatër me famë. Kishte filluuar të studionte Mjekësi në Moskë, përfundoi studimet në Mynih, u trasferua nëOxford.

Pati 2 fëmijë, u divorcua në vitin 1946: për hatër të familjes, kishte ndërprerë prej kohësh karrierën shkencore. Pas Nobelit të vëllait, ju përkushtuar përkthimit të poezive, publike, në vitin 1963, në një libër të suksesshëm, të titulluar Pasternak Fifty Poems chosen and traslated by Lydia Pasternak Slater.

“Një talent në fushën e Kimisë, e punësuar në një grup kërkuesish ndërkombëtarë në Mynih, u detyrua që ta ndërpresë karrierën fillimisht për shkak të lindjes së nazizmit, që e detyroi të transferohej në Angli, më pas prej vështirësive familjare”. U përqëndrua në divulgimin në Mbretërinë e Bashkuara e korpusit poetik të vëllait dhe atë piktoreske të babait.

Botoi dy përmbledhje në vargje, më 1971 e më 1974, të përmbledhura tani tek Collected Verse, Prose and Translations (Peter Lang, 2015). Ndërroi jetë 30 vite më parë, ku në korsivin e shkurtër e 10 majit 1989, “New York Times” titullon: Lydia Pasternak Slater, Poete, ndërron jetë në moshën 87 vjeçare.

Më interesante figura e Josephine Pasternak: nga gjeni i qartë – thuhet se ishte ajo që argëtonte Albert Ajnshtajnin teksa babai Leonid i bënte portretin – i zhytur në humnerën e depresionit. 10 vjet më e vogël se Pasternak, e fundit e fëmijëve Pasternak – ndërron jetë në vitin 1993 – Josephine e ka karakterin më të afërm me Boris.

Martohet në vitin 1924 me një kushëri të shkallës së dytë, bankierin Fëdor Pasternak; apasionohet pas Filozofisë: në vitin 1931 merr Doktoraturën në Mynih. Ndërkohë boton disa poezi me pseudonimin Anna Ney.

Në vitin 1938, vit kur transferohet nëOxford, bashkë me prindërit – pelegrinazhi i Pasternak-ëve është drejt Perëndimit, duke i shpëtuar fillimisht furisë së “kuqe”, e më pas ngjitjes naziste, boton librin me poezi Koordinaty i pritur me favor nga “Times Literary Supplement” (“janë poezi për t’u lexuar me respekt, që i përkasin traditës, që mësojnë dhe transformojnë”).

Nuk botoi gjë tjetër deri në vitin 1981, kur boton Pamyati Pedro. Ndoshta lidhja me familjen i ndrydhi aspiratat e saj. “Familja jonë përbëhej nga 3 diej dhe nga 3 satelitë të lidhur me ta. 3 yjet qenë im atë, ime më dhe Boris; 3 satelitët unë, Aleksandr dhe Lydia”, shkruan Josephine në një libër me kujtime.

Vdekja e prindërve qe shkatërrimtare: “Kur vdiq ime më qe sikur harmonia ta kishte braktisur botën; kur vdiq im atë u duk sikur ishte zhdukur e vërteta”. E përshkruar si një grua magjepsëse, me intelekt sipëror, por e goditur nga kriza nervore, Josephine u zhyt në një depresion cfilitës. E ngre vetëm marrja, bashkë me të motrën, me veprën e të atit.

Në nekrologjinë e botuar nga “New York Times” nëpërkujtim të vdekjes së Boris Pasternak shkruhet: “Prindërit e B.P. kanë emigruar në Angli nga koha e Revolucionit. Ka dy motra, Lydia e Josephine, që jetojnë atje dhe një vëlla, Aleksandr, arkitekt në Moskë”.

“E admironte inteligjencën e tij deri në atë pikë sa përtej leximit të poezive të saj, e bënte t’i frekuentonte miqtë poetë. Një mbrëmje e njohu me poetin Vladimir Majakovskij dhe Lili Brink”, e kujton e bija duke folur për Josephine.

“Vuante nga kriza nervore, besoj prej bindjeve të thella fetare: besonte tek mëkati fillestar aq sa pikërisht ajo – mishërimi i pafajësisë – e shihte veten si një mëkatare që duhej t’i tregojë fajet e saj. Mendonte se talenti i të atit ishte rrësuar në mënyrë të padrejtë nga suksesi i Borisit.

Ka shkruar artikuj dhe ka dhënë shumë intervista; një epistolar me regjisorin Gordon Craig e nxori nga plogështia; pas vdekjes së të shoqit, në vitin 1975, preferonte të qëndronte në shtëpi, por nuk kalonte ditë që të mos i trokiste dikush tek dera. Ime më u ofronte anekdota të gjithëve, ishte një grua e rrënjosur në të kaluarën”, kujton Josephine. Punoi për Ashmolean Museum, i pasvdekjes është edhe studimi epistemiologjik Indefinability.

Nganjëherë mbiemri rëndon si gur? Sikur të mos quheshin Pasternak, çfarë do të kishte ndodhur me Lydia dhe me Josephine? Pse të mos guxohet një përkthim i poezive të tyre? Në vitin 1934 Borisi i shkruante të atit: “Subjektet tua më të mirë kanë qenë gjithmonë Tolstoj dhe Josephine.

Si i ke pikturuar! Josephine duket se është përshtatur me ato piktura, duke i realizuar në jetën e saj”. E ndodhur midis të atit dhe të vëllait, motra duket një evokim letrar, krijesë prej letre, pa mish. Kjo brishtësi, kjo plagë, ky ngushëllim midis vëllezërish, të vdekur, është mrekullia.
(nga Pangea)

Përgatiti
ARMIN TIRANA

Artikulli paraprakSi të largoni stresin që akumulohet në prag festash
Artikulli tjetërVaclav Havel, paralajmërimi i një realisti të vjetër për Perëndimin