Jo vetëm të poshtër, por edhe qesharakë! Drejtori i Policisë së Tiranës u shkarkua para 3 ditësh, Lleshi e deklaron si masë për dhunën te “Petro Nini”

Ngjarjet e sotme pranë shkollës “Petro Nini Luarasi”, që po bëjnë xhiron e rrjetit dhe u kthyen në kryefjalë të ditës, si dhe bërja publike e shkarkimit të drejtorit të Policisë së Tiranës, kanë sjellë edhe reagimin e ish deputetit të PD-së, Ervin Salianji.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ky i fundit sulmon kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e brendshëm Sandër Lleshaj, të cilin e krahason me Ponc Pilatin dhe shkruan se, numri një i policisë së kryeqytetit është shkarkuar para tre ditësh dhe jo sot.
“Pasi i përdorin pa mëshirë kundër popullit të tyre, Rama dhe Lleshaj po largojnë drejtorët e policive në përpjekje pêr të pastruar imazhin e tyre si politikanët më të urryer!”, shkruan ish deputeti demokrat.
Postimi i Ervin Salianjit
Lleshaj si Ponc Pilati!
Pasi i përdorin pa mëshirë kundër popullit të tyre, Rama dhe Lleshaj po largojnë drejtorët e policive në përpjekje pêr të pastruar imazhin e tyre si politikanët më të urryer!
Policia u përplas 6 orë më gra dhe fëmijë të pambrojtur në hall, me urdhër të Sandër Lleshajt, me dijëninë dhe me miratimin e tij dhe të kryeministrit. Tani është shumë vonë që të shfaqet i pafajshëm dhe të lajë duart si Ponc Pilati.
Presioni i opinionit publik po i bën të reagojnë në panik dhe të bëhen qesharakë. Policët e dinë se Drejtori i Tiranës është larguar tre ditë më parë nga detyra.
Rama dhe Lleshaj e kanë vulosur fatin e çdo polici në këtë shtet. Ata po i përdorin në mënyrë të paligjshme prej tyre dhe, në momentin kur prishin punë, do i flakin si limona të shtrydhur. Këtë ka bërë Rama me paraardhësit e tyre, këtë ka bërë edhe me gjyqtarët dhe prokurorët. Të gjithë të përdorur për pushtetin personal të Ramës!
Në 16 Mars të gjithë në këmbë për Shqipërinë!

Ja çfarë shkruan Lleshaj në Twitter
Vendimi i kreut të Policisë së Shtetit për lirimin nga detyra të drejtuesit të Policisë së Tiranës është reagimi i duhur. Nuk mjafton që Policia të jetë ligjërisht në rregull. Prej saj kërkohet më shumë. Ajo duhet të jetë dhe me mendje e zemër në lartësinë që e kërkon ndjeshmëria dhe interesi i publikut. Jo si sot, tek rruga e shkollës “Petro Nini”!
Me deklaratën e mësipërme Lleshaj po luan rolin e ‘shejtan budallait’, pasi mendon se pas solidarizimit të qytetarëve me familjet që u dhunuan sot nga policia tek ‘Petro Nini’, lajmi për shkarkimin e drejtuesit të policisë së Tiranës, do të ulte gjakrat si dhe do të rriste besueshmërinë e shqiptarëve tek Rilindja dhe policia e saj.
Por jo, këtu gabon rëndë, sepse lajmi për shkarkimin e Kastriot Skënderajt ka 1 javë që flitet brenda ambienteve të policisë së Tiranës dhe asaj të shtetit. Prej 1 jave në media qarkullon lajmi për ndryshime në kupolën e policisë, dhe emri i Skënderajt ka qenë një nga më të përmendurit.
Prandaj që sot në 2019-n tu shesësh shqiptarëve ‘sapunin për djathë’ ose bën ose je budalla.

Arsyeja e vërtetë e shkarkimit të Drejtorit të Policisë së Tiranës
Me pretekstin e ngjarjeve të sotme pranë shkollës “Petro Nini Luarasi”, ku banorët u dhunuan nga Policia e Shtetit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka njoftuar shkarkimin nga detyra të drejtorit të Policisë Vendore të Tiranës, Kastriot Skënderaj.
Vetë Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj nxitoi të deklaronte se ky ishte vendimi i duhur pas ngjarjes së sotme.
Por si qëndron e vërteta!
Kastriot Skënderaj ka 3 ditë që është shkarkuar dhe masa ndaj tij nuk ka lidhje me dhunimin e sotëm të banorëve afër “Petro Ninit”, por me natën pas protestës së madhe të opozitës më 16 shkurt.
Atë natë policia ndaloi me dhjetra protestues, dhe në kohën kur deputetët e PD shkuan në Drejtorinë e Tiranës për të mbështetues qytetarët e arrestuar, u lanë fillimisht 1 orë jashtë duke pritur, pasi Kastriot Skënderaj po pinte alkool në zyrë me disa prej vartësve të tij, oficerë policie.
Ky skandal, u denoncua menjëherë nga ish-deputeti Flamur Noka. Ndërkohë ka informacione se gjithcka që lidhet me këtë skandal është e filmuar.
Pra shkarkimi i Skënderajt ka lidhje me këtë ngjarje dhe përgënjeshtron përpjekjet e qeverisë dhe propagandës pranë saj, që po mundohen ta shesin këtë si reagim pas shfaqjes së shëmtuar të policisë ditën e sotme ndaj banorëve te shkolla “Petro Nini Luarsi”.

54419813 2829463830413694 93586409666904064 n

53786418 2829463930413684 3109969154560491520 n

44

Artikulli paraprakPlazhi i Godullës bekim i natyrës, peng i paaftësisë!
Artikulli tjetërEdhe Mimi e “tradhëton” Ramën: Përgjegjës për situatat e krijuara në vend