Edhe Mimi e “tradhëton” Ramën: Përgjegjës për situatat e krijuara në vend

Deputetja e Partisë Socialiste, Mimi Kodheli ka qenë e ftuar në studion e lajmeve tek “Ora News” ku ka reaguar ashpër ndaj qeverisë. Ajo tha se mazhoranca ka përgjegjësitë e veta për ngërçin politik në vend.
Kodheli shkon edhe më tej kur thotë se, “mua më vjen shumë keq që retorika politike e ka sjellë vendin në këtë derexhe”, ndërsa shton se nuk është mirë që gjithçka po ndodh në prag të vendimit për negociatat.
“Qeveria duhet të ndjejë përgjegjësi për të gjitha situatat e krijuara në vend, problemi është që qeveria nuk është aktori dhe faktori i vetëm i jetës politike, ndaj në një demokraci funksionale duhet që të dyja anët e ekuilibrit politik të funksionojnë në mënyrë që gjërat të shkojnë më mirë se ç’duhet. Patjetër që qeveria ndjen dhe ka përgjegjësitë e veta. Mua më vjen shumë keq që retorika politike e ka sjellë vendin në këtë derexhe.
Në të gjitha momentet e rëndësishme, kush ka ditur të tregohet burrë apo grua shteti apo forcë politike serioze e ka demonstruar këtë përtej gjithë retorikës politike dhe vështirësive që ka pasur në atë moment politika. Të krijohet ideja sikur ka një acarim social që nuk është e votuesve por e politikës në momente kyçe siç është hapja e negociatave”, përfundoi Kodheli.

rama 5

Artikulli paraprakJo vetëm të poshtër, por edhe qesharakë! Drejtori i Policisë së Tiranës u shkarkua para 3 ditësh, Lleshi e deklaron si masë për dhunën te “Petro Nini”
Artikulli tjetërRama vret për së dyti 4 oficerët e policisë, urdhëron bllokimin e shqyrtimit të çështjes së Dritan Dajtit