Jo vetëm nga lufta/ Paralajmëron OKB: Gjysma e popullsisë së Gazës po vdes nga uria

Përveç luftës, ku regjistrohen çdo ditë jetë të humbura, Gaza po përballet edhe me krizë të rëndë humanitare. Një zyrtar i lartë i ndihmës së OKB-së ka paralajmëruar se gjysma e popullsisë së Gazës po vdes nga uria.

Carl Skau, zëvendësdrejtor i Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së deklaroi se vetëm një pjesë e furnizimeve të nevojshme kanë mundur të hyjnë në Rrip – dhe nëntë nga 10 persona nuk mund të hanë çdo ditë. Kushtet në Gaza i kanë bërë dërgesat “pothuajse të pamundura”, tha Skau.

Artikulli paraprakAksidenti me tre viktima në Itali, zbardhet autopsia: Të rinjtë u mbytën në lumë…
Artikulli tjetër“Mehmet Shehun e vranë”, dëshmia e ish-gjeneralit që u dënua 25 vite burg si “puçist”: S’do ta pranonte kurrë ta shkruante atë letër