Aksidenti me tre viktima në Itali, zbardhet autopsia: Të rinjtë u mbytën në lumë…

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti me vdekje që ndodhi në Itali, ku humbën jetën tre të rinj.

Viktimë mbetën Altin Hoti, Giulia di Tillio dhe Egli Gjeci. Së fundmi mediat italiane shkruajnë se është zbardhur dhe autopsia, nga e cila ka rezultuar se nuk ka qenë trauma e shkaktuar nga aksidenti shkak për vdekjen e tyre, por mbytja në lumë.

Hetuesit kanë arritur në përfundimin se makina BMW, në të cilën udhëtonin tre të rinjtë, kapërceu një portë, kaloi një pronë private dhe përfundoi në lumë duke u fundosur nën sipërfaqen e ujit.

Përpara se shoferi, Hoti, të humbiste kontrollin, ndoshta edhe për shkak të rrugës së lagësht ose të akullt, dhe të çante gardhin dhe të përfundonte në lumë, asnjë nga të tre nuk kishte vdekur. Mjeku Antonello Cirnelli, përgjegjës për autopsinë tha se vdekja ka ndodhur për shkak të ujit me baltës brenda pak sekondash.

Por hetimet janë ende në vazhdim, për të zbuluar nëse drejtuesi ishte nën ndikimin e alkoolit apo drogës dhe do të duhen rezultatet e analizave toksikologjike. Ndërkohë hetuesit po shqyrtojnë videot nga kamerat e vëzhgimit për të kuptuar nëse makina po udhëtonte me shpejtësi të madhe.

Artikulli paraprakBIRN: Si u vunë zyrtarët publikë në shërbim të aferës koncesionare
Artikulli tjetërJo vetëm nga lufta/ Paralajmëron OKB: Gjysma e popullsisë së Gazës po vdes nga uria