INSTAT manipulon shifrat, EUROSTAT e përgënjeshtron

INSTAT raportoi se inflacioni u rrit me 3% përgjatë vitit 2017, por kjo shifër zyrtare është përgënjeshtruar nga të dhënat e nxjerra nga ERUSOSTAT sipas të cilit përgjatë vitit të kaluar inflacioni në Shqipëri u rrit me 3.2%, pra edhe 1.2% më shumë nga sa raportoi INSTAT. Rritja mesatare e çmimeve gjatë vitit 2017 ka qenë 3.2 për qind, sipas metodologjisë së Eurostat. Kjo shifër është 1.2 pikë përqindje se inflacioni mesatar i përllogaritur nga INSTAT më 20017 që rezultoi 2%. Edhe sipas metodologjisë së Eurostat, rritja e çmimeve është ndikuar nga rritja e çmimeve të ushqimeve. Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në muajin dhjetor 2017 ishte 2,4%. Rritja më e madhe e çmimeve prej 5,5%, vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike”, pasuar nga grupet “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 2,1%, “Transport” me 1,5%, “Shërbimi arsimor” me 0,9%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,7%, etj.
Ndërsa, çmimet e grupit “Mobilje shtëpie dhe mirëmbajtje” u ulën me 0,6%. Në muajin dhjetor 2017, ndryshimi mujor i matur nga indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është 1,0%. Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,2%. Në fillim të këtij viti për të ndihmuar hartimin e politikave dhe për të realizuar një krahasueshmëri sa më të mirë me vendet e tjera, në bashkërendim me Eurostat, INSTAT ndërmori hapa në drejtim të krijimit të një baze të përbashkët metodologjike të shteteve anëtare për ndërtimin dhe përdorimin e iHÇK-së, sipas rregullores së Këshillit Europian (KE), nr. 2494/95, të datës 23 tetor 1995.
Inflacioni i Eurozonës matet mbi bazën e treguesit të iHÇK-së. Termi “i harmonizuar” nënvizon faktin që të gjitha vendet e BE-së zbatojnë të njëjtën metodologji në matjen e treguesit përkatës. Ndryshimet e kontributit nga një tregues në tjetrin lidhen me faktin se kompozimi i peshave të mallrave brenda grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” është i ndryshëm nga një tregues në tjetrin. Kështu, brenda këtij grupi, nëngrupi “Fruta – Perime”, ka një peshë më të madhe te shporta e iHÇK-së (12.84% e shportës totale) sesa tek ajo e iÇK-së (8.44% e totalit).
Për shkak të këtij ndryshimi, kontributi i këtij grupi mallrash te totali është i barabartë me 2.5 pikë përqindje në rastin e treguesit iHÇK dhe me 1.2 pikë përqindje në rastin e iÇK-së. Ndryshime të vogla në kontribute vihen re edhe në disa grupe të tjera, por jo në madhësinë e ndryshimit të rastit të mësipërm. Në përfundim, nëngrupi “Fruta-Perime”, ka krijuar 1.3 pikë përqindje ose më shumë se 80% të diferencës së inflacionit të matur sipas dy treguesve (3.84% kundrejt 2.38%).
Zërat e shportave përkatëse në rastin e Shqipërisë. iÇK-ja përmban 332 zëra; iHÇK-ja përmban 331 zëra (qiraja e imputuar nuk është element i shportës). IÇK-ja mbulon vetëm shpenzimet familjare private shqiptare të kryera, brenda territorit të vendit. Burimi kryesor i të dhënave për shpenzimet (“peshat”) është Anketa e Buxhetit të Familjeve (ABF); iHÇK-ja mbulon të gjitha shpenzimet e kryera brenda territorit të vendit nga familjet shqiptare, si dhe shpenzimet e vizitorëve rezidentë dhe jorezidentë. Burimi kryesor i të dhënave për shpenzimet (“peshat”) janë Llogaritë Kombëtare “Shpenzimet Monetare të Konsumit Final të Familjeve (HFMCE)”.

Artikulli paraprakFMN: TAP dhe Devoll të vetmit kontribuues të ekonomisë
Artikulli tjetërTaksa e vëlla Edit për lojërat e fatit: Jepini Olsit 1.1 milion euro në vit