Hungari, hapet një bazë ushtarake për ndalimin e imigrantëve

Ministri i Mbrojtjes i Hungarisë, Istvan Simicsko, dje e ka inauguruar një bazë të vogël ushtarake në pjesën jugore të kufirit të Hungarisë, për ta parandaluar hyrjen e imigrantëve.
Ai tha se ushtarët po punojnë për t’i mbrojtur kufijtë “prandaj qindra mijëra nuk do të mund të marshojnë në këtë vend”, sikur në vitin 2015, raporton agjencia “AP”.
Javën e kaluar, kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, tha se një gardh i ri që po ndërtohet në kufirin me Serbinë, i pajisur me aparate për mbikëqyrje, mund ta bllokojë numrin e madh të migrantëve “prandaj në Austri dhe Gjermani, njerëzit mund të flejnë të qetë, meqë hungarezët do t’i mbrojnë kufijtë e jashtëm të BE-së”.
Në fund të vitit 2015, Hungaria pat ndërtuar barriera për migrantët në kufirin me Kroacinë dhe Serbinë.
Në bazën e re ushtarake në vendin Herceshanto, do të vendosen 150 ushtarë.

Artikulli paraprak50 ditët e parë të Trump, përse po e bllokojnë
Artikulli tjetërG20, a do të ketë luftë tregtare?