Hoteli i pazarit, Rama në Londër për pasaporta “të arta” për kriminelët, reagon BE: Jo, strehë e parave të pista

Thellohet hendeku mes Bashkimit Europian dhe Ramës. Kësaj rradhe në qendër janë dhënia e nënshtetësisë për njerëz të inkriminuar që pastrojnë paratë. Brukseli ka reaguar mjaft ashpër ndaj projektit të Ramës.

Kryeministri Edi Rama ka qenë në hotelin Rosewood në Londër, ku ka marrë pjesë në një aktivitet për dhënien e pasaportave të arta. Rama, i gatshëm për të dhënë pasaportën shqiptare të huajve që paguajnë 100 mijë dollarë.

Në këmbim, ka ofruar falje taksash për 10 vite. Kritika nga Komisioni Evropian. Zv.presidentja Jurova thirrje: Jo, strehë e parave të pista. The Guardian: Rama s’pranoi të komentonte.

Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në një hotel luksoz në Londër, bashkë me kryeministrin e Shën Luçias në Karaibe, dhe atë të Malit të Zi, ku është promovuar shitja e “pasaportave të arta”.

Ky aktivitet, ky synohet dhënia e nënshtetësisë përmes 100 mijë dollarëve, përkthehet në falje edhe të taksave për 10 vite për të huajtë që hyjnë në Shqipëri për të investuar dhe jo vetëm.

Ky aktivitet ku ka marrë pjesë kryeministri shqiptar, është parë me sy kritik nga gazeta “The Guardian”. Britanikja citon zv.presidenten e Komisionit Europian, Vera Jurova e cila thotë se ky proces është i rrezikshëm, pasi lejon futjen e parave të pista dhe kriminelëve në Evropë.

“Skemat e shtetësisë krijojnë një numër shqetësimesh. Dhënia e shtetësisë paraqet një rrezik serioz sigurie sepse u jep përfituesve të gjitha të drejtat e qytetarëve të BE-së dhe u lejon atyre të lëvizin lirshëm në të gjithë bashkimin. BE nuk duhet të bëhet një strehë e sigurt për kriminelët, korrupsionin dhe paratë e ndyra.”-tha Jurova.

Ndërkohë që vetë kryeministri shqiptar, Edi Rama është shprehur optimist për këtë
takim. Gazeta citon Ramën, i cili ka thënë se ky program “CIP”, është mënyra e duhur për të nxitur investimet e huaja. “Për 30 vitet e ardhshme (pas rënies së regjimit komunist) kemi pasur rritjen më të shpejtë në rajon sepse kemi ardhur nga një bazë shumë e ulët dhe kemi qenë në një distancë të gjatë nga ekonomitë fqinje. Tani, mendoj se është koha të shkojmë më tej.

Pra, ne fillojmë këtë program dhe po eksplorojmë mundësinë për të shtuar diçka në të, jo vetëm duke investuar dhe marrë qytetari, por edhe duke ofruar, për vendin, njohuri dhe aftësi të veçanta.

Dhe kjo duhet të jetë e përpunuar, “vuri në dukje Rama, duke lënë të kuptohet se autoritetet shqiptare po shohin seriozisht mundësinë e një PIK, por janë akoma në fazat e para të planifikimit. Sigurisht që ekzistojnë rreziqe, por ne nuk mund të mohojmë të ardhmen e vendit tonë, potencialin e jashtëzakonshëm të këtij lloj programi,” përfundoi Kryeministri.

Ndërkohë që më tej vë në dukje, shqetësimet e Bashkimit Evropian. E mediat raportojnë gjithashtu se Qipro që aplikoi këtë skemë, i dha një biznesmeni nga Malajzia nënshtetësinë për t’ja hequr atij tashmë.

Edhe Malta që e aplikon këtë skemë përmes koncesionit të dhënë kompanisë në fjalë akuzohet se ka shitur nënshtetësinë pesë njerëzve në kërkim dhe të akuzuar për vepra të rënda penale në fushën ekonomike, siç është pastrimi i parave.

Artikulli paraprakNjë lajm i rëndë për shqiptarët…
Artikulli tjetër“Pse peshojmë kaq pak”