Holandezi Blom do të gjykojë Skënderbeun

UEFA ka përzgjedhur një trupë gjyqtarësh holandezë për sfidën e “Elbasan Arenës” mes Skënderbeut dhe Yung Boys në raundin e dytë të ndeshjeve në grupe të Europa League. Gjyqtar kryesor do të jetë i mirënjohuri Kevin Blom, ndërsa ndihmës të tij Charles Schaap, Joost van Zuilen dhe Jeroen Manschot.
Blom bën pjesë na kastën e gjyqtarëve më të rëndësishëm të FIFA-s, pasi ka gjykuar në vazhdimësi ndeshje të kompeticioneve më të rëndësishme europiane, ndërsa për publikun shqiptar mbahet mend sidomos për drejtimin e ndeshjes Shqipëri–Norvegji, e vlefshme për eliminatoret të Botërorit 2014, ku vendosi ai gol i mrekullueshëm i Hamdi Salihit, pas një skeme të aplikuar me shumë zgjuarsi nga kuqezinjtë që atëherë drejtoheshin nga Gianni De Biasi.
Gjithashtu, Blom ka vënë drejtësi edhe në një ndeshje të Kosovës për kualifikuesit e Botërorit Rusi 2018. Më konkretisht në transfertën me Ukrainën, të cilën skuadra e Bunjakit e humbi me rezultatin 3-0. Blom është i punësuar në kohë të plotë në Federatën Honaldeze të Futbollit, pasi përveçse arbitron në Eredivizje, mban edhe postin e koordinatorit arbitral.

Artikulli paraprakYoung Boys para “Skënderbeut”
Artikulli tjetërKuksianët do të paguajnë taksë për “Rrugën e Kombit”