Heshtja e turpshme e Strasburgut, ka bllokuar drejtësinë për pronarët me urdhër të Ramës?

Gjykata Evropiane e të Drejtave të njeriut (GJEDNJ) ka refuzuar t’i përgjigjet pyetjeve të Exit.al për shtyrjen/pezullimin e proceseve gjyqësore shqiptare që lidhen me pronat, vendim i marrë në vitin 2016.
Javën e kaluar, Exit.al shkroi për përpjekjet e qeverisë shqiptare për të ndikuar gjyqtarin shqiptar në GJEDNJ, me qëllim të shtyrjes në bllok të trajtimit të çështjeve të pronave që mund t’i shkaktojnë dëme të mëdha financiare shtetit shqiptar.
Megjithëse në përgjigjen e saj, GJEDNJ-ja theksoi se – në mënyrë të pavarur nga ndikimi i qeverisë shqiptare – kishte vendosur të shtynte çështjet e pronës shqiptare në vitin 2016.
“Për këtë arsye, nuk ka patur dhe nuk mund të kishte, asnjë “marrëveshje” mes Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe Shqipërisë në lidhje me pezullimin e mundshëm të shyrtimit të çështjeve në fjalë.
Më pas, në vitin 2016, Dhoma përkatëse e Gjykatës vendosi të shtyjë shqyrtimin e këtyre rasteve. Por kjo shtyrje nuk ka lidhje me ngjarjet e vitit 2014. Gjykatësi Bianku nuk mori pjesë në këtë vendim sepse ai ishte tërhequr nga këto raste.”
Në një email pasues, Exit.al i kërkoi zyrës së shtypit të GjEDNj-së një kopje të vendimit të Dhomës së Gjykatës dhe nëse GJEDNJ ishte në dijeni të faktit se në mungesë të një Gjykate Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, aktualisht nuk ekziston një rekurs ligjor për shtetasit shqiptarë, prona e të cilëve është konfiskuar ose ndaluar në mënyrë të paligjshme nga qeveria. Megjithatë, GJEDNJ nuk pranoi të përgjigjet, duke deklaruar: “Kemi frikë se nuk mund të shtojmë më tej përgjigjen tonë të dërguar më 29 gusht.”
Presioni ligjor dhe stresi i shkaktuar nga vendimi i ECTHR dhe mungesa e një sistemi gjyqësor funksional në Shqipëri po krijon dëme dhe pasoja të pariparueshme për qytetarët e vendit. Kohët e fundit, redaksisë së Exit i erdhi mesazhi i mëposhtëm:
“Përshëndetje Exit!! Jam një kryefamiljar nga Tirana dhe ashtu si të gjithë shqiptarët nuk kemi gjetur zgjidhje për pronat me shtetin shqiptar dhe i jemi drejtuar Strasburgut për të fituar të drejtën tonë…Jemi pranuar nga gjykata e trasburgut, jemi marrë në shqyrtim dhe tani presim vendimin. Si një portal shumë i besuar, do ju lutem si prind nëse mund të kontaktoni me gjykatën se kur do vijnë këto vendime sepse këto maskarenj në qeveri po ndërhyjnë në të drejtën tonë…”
Fakti është se GJEDNJ ka refuzuar të japë detaje mbi shtyrjen e çështjeve të pronës shqiptare dhe nëse është apo jo e ndikuar nga qeveria shqiptare, ky vendim ka kontribuar në situatën krejtësisht të paligjshme dhe të pajustifikueshme në të cilën ndodhen shumë shtetas shqiptarë.

Artikulli paraprakRritja e Trump, trajektorja e kundërt e revolucioneve socialiste
Artikulli tjetërDeputeti Gjetani rrëfen telefonatën me Ramën: I dridhej zëri, do të dal në protestë kundër krimit