Grupi rebel sirian i lidhur me al-Kaidën merr përgjegjësinë për rrëzimin avionit rus

Një grup rebel sirian i lidhur me al-Kaidën mori përgjegjësinë për rrëzimin e një avioni rus pranë qytetit Saraqeb të mbajtur nga rebelët në Siri.
Ministria ruse e Mbrojtjes konfirmoi rrëzimin e avionit dhe tha se, piloti u vra nga rebelët pas parashutimit në tokë.
Vëzhguesit sirianë dhe Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me seli në Britani thanë se, piloti po drejtonte një avion rus të tipit Su-25, i projektuar për fluturime në lartësi të ulët, për të mbështetur trupat tokësore, kur avioni u dëmtua. Dëshmitarë të shumtë në tokë thonë se piloti u vra, pasi hapi zjarr mbi rebelët që u përpoqën ta kapnin.
Grupi rebel Hay’at Tahrir al-Sham (HTS) mori përgjegjësinë dhe postoi video të rrënojave të avionit në agjencinë e lajmeve Ebaa.

Artikulli paraprakÇfarë ndodh pas bisedimeve të koalicionit në Gjermani
Artikulli tjetërErdogan takohet me Papën në Vatikan