Gonxhe paditet në SPAK për përfitime të paligjshme dhe për skandalin e humbjes së jetës të fëmijës në Kakavijë

Kreu i Drejtorisë së Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe do të paditet në SPAK për për përfitime të paligjshme. Bëhet e ditur se, aktivistët e “Nismës Thurje” kanë paralajmëruar se sot në orën 11:30 do dorëzojnë pranë SPAK kallëzimin penal për Blendi Gonxhen.

“Pasurimi në mënyrë të paligjshme i zyrtarëve të lartë dhe pandëshkueshmëria u jep këtyre të fundit guximin që të tallen me qytetarët si në rastin e fundit në Kakavijë, duke bërë fajtore nënën për humbjen e jetës së fëmijës. Kjo duhet të marrë fund”, thuhet në një reagim në “Nismës Thurje”.

Blendi Gonxhe u vu në qendër të kritikave për reagimin e tij lidhur me aksidentin fatal në Kakavijë javën e kaluar, kur një autoambulancë përplasi për vdekje një fëmijë 10 vjeç. Ky i fundit, bashkë me familjen priste të kalonte doganën në Kakavijë. Ishin ditët kaotike kur emigrantë shqiptarë, u detyruan të prisnin në radhë kilometrike dhe kushte të vështira për të kaluar kufirin.

Blendi Gonxhen ka qenë shpesh qendër e akuzave të opozitës. Zyrtari është ka akuzuar për përfitim tenderash duke shpërdoruar detyrën, përmes një kompanie nën pronësi të bashkëshortes.

fenmija

Artikulli paraprakPërplasja me Turqinë që po shkund qeverinë greke, jep dorëheqjen këshilltari mbi sigurinë
Artikulli tjetërErdogan flet për luftë: Nga Masdheu lindor deri në Libi për të ardhmen e vendit