Përplasja me Turqinë që po shkund qeverinë greke, jep dorëheqjen këshilltari mbi sigurinë

Këshilltari mbi sigurinë i kryeminsitrit grek Mitsotakis dha dorëheqjen gjatë ditës së djeshme pas një deklarate, e cila shkaktoi tërmet në Athinë.

Admirali Alexandros Diakopoulos tha ndër të tjera se anija turke “Oruç Reis” ishte duke kryer kërkime në Egjeun Lindor përgjatë gjithë ditëve që ajo po qendron atje, një pozicion i kundërt ky me deklaratat e deritanishme të ushtrisë greke se anija turke nuk mundej që të kryente kërkime për shkak të zhurmës që shkaktohej nga anijet e tjera aty pranë.

Siç raporton “Zougla“, pikërisht kjo e “çarë” në mendim dhe qendrim të qeverisë greke ndaj zhvillimeve me Turqinë ka bërë që të ketë reagime ndaj deklaratës së Admiralit Diakopoulos, i cili konfirmoi të kundërtën e asaj që Greqia ka pretenduar deri më tani.

Prej disa ditësh, anija turke “Oruç Reis” është duke lundruar në ujërat e kontestuara mes Turqisë dhe Greqisë.

Turqia pretendon se po kryhen kërkime për gaz, ndërsa Greqia thekson se kryerja e kërkimeve është e pamundur teknikisht pasi në zonë ka shumë anije të tjera që shkaktojnë zhurmë në det duke mos lejuar aparaturat që të punojnë siç duhet.

Artikulli paraprakDetaje të reja për 17-vjeçaren në Velipojë, zbulohet personi që e mori me skaf në det…
Artikulli tjetërGonxhe paditet në SPAK për përfitime të paligjshme dhe për skandalin e humbjes së jetës të fëmijës në Kakavijë