Gjithë arsimi me koncesion në kurriz të qytetarëve

Ndërtimi i shkollave përmes kontratave me PPP nuk duhet të ndodhë në një kohë që qytetarët paguajnë taksë për infrastrukturën shkollore në kryeqytet, ku parashikohen këto projekte. Ky ka qenë qëndrimi i nënkryetares së Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku, ndërkohë që po diskutohet për koncesionet për vitin e ardhshëm. Tabaku theksoi se për herë të parë buxheti i arsimit fillon dhe merret edhe me koncesione. “ Për herë të parë buxheti i arsimit dhe këtu them për herë të parë në 27 vite meqë ju keni qejf ta përdorim këtë term, fillon dhe merret edhe me koncesione. Projekti i koncesioneve në shkollat e Tiranës me projektin e PPP, megjithëse qytetarët e Tiranës paguajnë një taksë të posaçme për investimet në infrastrukturë për arsimin. Këtë vit kanë filluar shkollat e para në Tiranë, unë doja pak informacion sesa do të vazhdojë ky projekt, është qëllimi i qeverisë për ta vazhduar këtë strategji edhe me shkollat e tjera”, tha Tabaku.

Artikulli paraprakDerbi, shansi i fundit për trajnerin e “Dortmundit”
Artikulli tjetërBERZH: Shqipëria problem me klimën ndaj biznesit