BERZH: Shqipëria problem me klimën ndaj biznesit

Shqipërisë i nevojiten reforma për përmirësimin e mjedisit të biznesit, reforma në sektorin energjetik nuk duhet neglizhuar, sundimi i ligjit duhet forcuar, për të përmbushur kërkesat e BE-së për hapjen e bisedimet e pranimit. Këto janë prioritetet që BERZH i adreson vendit tonë në raportin më të fundit të Tranzicionit 2017-2018. Raporti i Tranzicionit i BERZH për 2017-‘18 tregon se rritja në vendet e BERZH aktualisht është duke mbetur mbrapa dhe shumë ekonomi duket se janë mbërthyer në një “kurth të ardhurash të mesme”, që i mban ata nga lëvizja në nivelin e ardhshëm. “Duke përdorur përparësitë që përdorën për të mbështetur performancën e tyre të fuqishme të rritjes në të kaluarën, vendet e rajonit të BERZH tani kërkojnë një model të ri rritjeje”, thotë raporti. Publikimi fokusohet në tri fusha kyçe që duhet të përqafojë modeli i ri: përmirësimi i produktivitetit të firmave individuale, investimet në infrastrukturë dhe theksimi i rritjes së gjelbër.
Në theksimin e rëndësisë së rrjeteve efektive të infrastrukturës, raporti thotë se shumica e ekonomive në rajonin e BERZH-it kanë nevojë për shpenzime të mëdha për të ruajtur, përmirësuar dhe zgjeruar infrastrukturën e tyre për të mbështetur rritjen ekonomike dhe për të ndihmuar nivelet e të ardhurave të konvergojnë me ato të ekonomive të përparuara. Sa i përket vlerësimeve për vendin tonë, Raporti i tranzicionit 2017-‘18 thotë se performanca makroekonomike vazhdon të forcohet. “Normat e rritjes së PBB-së janë në një trajektore rritëse dhe programi i FMN-së është përmbyllur me sukses, duke kontribuar në rritjen e stabilitetit fiskal dhe një nivel në rënie (megjithëse ende të lartë) të borxhit publik”.
Raporti përmend edhe ndërtimin e gazsjellësit TAP, si një projekt jetik, për diversifikimin e energjisë. “Ndërtimi i sektorit të gazsjellësit Trans Adriatik (TAP) në Shqipëri është në proces. TAP është një projekt jetik për Shqipërinë, pasi kontribuon në diversitetin e energjisë dhe integrimin rajonal”. Në sektorin bankar, thotë raporti, besimi po rritet. “Niveli i kredive me probleme (NPL) ka filluar të ulet, janë duke u futur masat për të rritur qeverisjen në këtë sektor dhe konsolidimi i numrit ende të madh të bankave po ecën ngadalë”, nënvizon BERZH.
Prioritetet kryesore për vitin 2018
Reformat e orientuara kah BE duhet të rriten. Është thelbësore për prosperitetin afatgjatë të Shqipërisë që vrulli në përafrimin e BE-së të ruhet dhe të përshpejtohet dhe se gjithçka bëhet në fushën e reformës së administratës publike dhe sundimit të ligjit (në mesin e fushave të tjera) për të përmbushur kërkesat e BE-së për hapjen e bisedimet e pranimit. Nevojiten reforma të mëtejshme të mjedisit të biznesit. Fushata kundër informalitetit ka dhënë rezultate të rëndësishme, por nevojiten përpjekje shtesë për të trajtuar problemet e rrënjosura thellë si marrja e energjisë elektrike, regjistrimi i pronës dhe zbatimi i kontratave. Momenti i reformës në sektorin e energjisë duhet të jetë i qëndrueshëm. Hapat e marra tashmë përfshijnë: mbledhjen e numrit të faturave dhe zvogëlimin e humbjeve të shpërndarjes dhe shlyerjen e borxheve në sektorin privat. Nevojiten përmirësime të mëtejshme në qeverisjen dhe praktikat operacionale të ndërmarrjeve shtetërore (NPSH) në sektorin e energjisë elektrike për të siguruar qëndrueshmërinë e pozicionit të tyre të përmirësuar financiar.

Artikulli paraprakGjithë arsimi me koncesion në kurriz të qytetarëve
Artikulli tjetërShehu: Check up po varfëron më shumë sistemin shëndetësor