Gjeneral Ahmetaj: Beteja me koronavirusin jo propagandë me jetën dhe sigurinë e qytetarëve!

Mbarëshqiptarët po ndjekin shqetësimin legjitim, për pa-përgjegjshmërinë cinike, mungesën kritike të kapaciteteve si dhe adresimin propagandistik të rrezikur që u paraqitet qytetarëve nga epidemia e koronavirusit, që fatëkleqësisht ka prekur tashmë pothuaj të gjitha në vendet fqinje.

Kryetari PD, Basha, i`u ka adresuar thirrje të përsëritura qytetarëve, medias në mënyrë të posaçme, të ruajmë qetësinë, të shmanget paniku, rritsin vigjilencën e domosdoshme dhe solidaritetin mbarëqytetar, për t`u njohur shkallën e rrezikut, listën e masave parandauese, si dhe raportuar menjëherë simptomat & rastet e konstatuara pranë institucioneve shëndetësore.

Në cilësinë e ish-këshilltarit, duke çmuar se interesat jetike (jeta, prona dhe mirëqënia e qytetarëve), pëbejnë pjesën më thelbëesore të Strategjisë së Sigurisë Kombëtare, do ti rekomandoja Presidentit të Republikës, të vlerësojë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, si i vetmi mekanizëm kushtetues, dhe legjitim, ku qeveria, institucionet dhe strukturat kanë detyrimin shtetëror të raportojnë për shkallën e rrezikut që i paraqitet vendit, masat e marra nga strukturat përgjegjese për parandalimin, gjendjen faktike të kapaciteteve dhe pajisjeve speciale, për të reduktuar rrezikun dhe për t`u përballur me këtë epidemi mjekësore. Si shëmbull, 5 ditë më parë, Presidenti i Rumanisë, zhvilloi takim-urgjent të KSK me këtë subjekt!

Kjo pasi, graviteti i sigurisë kombëtare është zhvendosur nga “mbrojtja e kufijve ose tërësisë teritoriale”, te “siguria e jetës, pronës dhe mirëqënies së qytetarëve”! E thënë më thjeshtë nga “lufta me tanke”, etj te “beteja për jetë a vdekje” me dalldisjet e natyrës, si: “tërmetet, përmbytjet, epidemitë mjekësore, aksidentet teknologjike”, etj, që kërcënojnë: “jetën e bashkëqytetarëve, harmoninë sociale dhe stabilitetin demokratik i shoqërisë”!

Si ekpert në fushën e sigurisë, do i kërkoja Qeverisë, që nëpërmjet fondit të emergjencës, (përveç termometrave dhe maskave bazike) urgjentisht, të realizojë blerjen e pajisjeve moderne për mjekët dhe infermierët (heronjte e angazhuar në vijën e parë); për personelin e kontrollit në Aeroport dhe në të gjitha pikat e kalimit kufitar, si dhe ngritjen e kapaciteteve dhe infrastrukturave të domosdoshme të karantinave, për trajtimin e të infektuaëve sipas udhëzimeve dhe standardeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, si dhe mësimeve të nxjerra/grumbulluara tashmë, nga eksperienca e vendeve të prekura.

Edhe më qartë, qytetarët paguajnë taksa, qeveria ka përgjegjësinë kushtetuese: “jo të tregojë përralla suksesesh për Zahon, as të bëjë prapagandë cinike, dhe as luftë politike për të mbajtur karriken si dhe as llastuar paranojën e përjetësimit të pushtetin” por të zhvillojë kapacitete të afta për të siguruar jetën e qytetarëve nga këto kërcënime!

Thëne këtë, do i kërkoja qeverisë të përgatisë dhe bëjë publike një plan kombëtar, të plotë, të detajuar dhe të integruar me masa të përshkallëzuara sipas shkallës së rrezikut, përfshi konsiderimin e neneve 173 dhe 174 të Kushtetutës (shpalljen e gjendjes jashtëzakonshme ose të fatekëqesive natyrore nëse situata do të përshkallëzohet, që sigursisht lutemi të mos ndodhë), ndalimin e fluturimeve me vendet mbartëse, mbylljen e shkollave, grumbullimeve publike dhe realizimin e regjimit të karantinës për zonat dhe qytetarët qe mundet të infektohen.

Së fundmi, përseris qasjen e përgjegjshme shtetërore të Z. Basha: “ashtu si në rastin e tërmetit, në këtë rast, dhe çdo rast tjetër, PD në opozitë apo qeverisje, nuk bën dhe nuk do të bëjë kurrë as politikë, as kopromise dhe as prapagandë me jetën, fatëkeqësitë dhe sigurinë e qytetarëve”.

Në të kundërt, nën drejtimin dhe direktivën e Kryetarit Basha: “te qytetarët, me qytetarët, për qytetarët”, strukturat përkatëse dhe eskpertët e fushës, po ndjekim hap pas hapi (24/7) situatën, si dhe mbetemi të gatshëm, të angazhuar, dhe motivuar për të kontribuar me të gjitha kapacitetet, ekpertizën dhe mundësitë, me qëllim parandalimin, menazhimin e rrezikut, adresimin e masave të duhura dhe ulur në maksimumin e mundshëm pasojat.

Në përmbledhje, kurrësesi nuk pretendoj se kam zbuluar “ilaçin”, dhe sigurisht, as i deformuar të mendoj se vlerësimet dhe këshillat e mesipërme janë EUREKA (gjetja/zgjidha e fundit)!

Gjeneral Piro Ahmetaj,
Këshilltar për Sigurinë Kombëtare në PD,
Ish-Këshilltar ushtarak i dy Presidentëve të Republikës

2 1

Artikulli paraprakBerisha publikon foton: Çfarë po ndodh tek infektivi në QSUT?
Artikulli tjetërQeveria pagoi Avdylajt për të strehuar familjet në hotelin e tyre