Gjendet i pajetë 55 vjeçari në banesë

Një 55 vjeçar është gjendur i pajetë këtë mbrëmje në banesën e tij.
Ai është Leonidha Duka, dhe u gjet pa shenja jetë nga komshinjtë e tij në lagjen nr.1 në Memaliaj.

Mesohet se Duka vetëm një ditë më parë u shtrua ne gjendje të përkeqësuar në Qendrën Shëndetësore ne Memaliaj pasi ra pa ndjenja.
Mësohet se i ndjeri, jetonte i vetëm në banesë.

Ai vuante nga depresioni dhe tensioni, ndërsa paraprakisht, vdekja e tij dyshohet për shkaqe natyrale.

Artikulli paraprakQeveria të trajtojë mbylljen e lokaleve dhe bizneseve me kredi të buta dhe afatgjata
Artikulli tjetërBasha: Çdo vonesë dhe neglizhencë nga qeveria është e pafalshme dhe me pasoja shumë të rënda