Qeveria të trajtojë mbylljen e lokaleve dhe bizneseve me kredi të buta dhe afatgjata

Ish-Kryeministri Berisha i ka bërë thirrje qeverisë që masën e mbylljes së lokaleve dhe bizneseve ta shoqërojë urgjentisht me kredi të buta dhe afatgjata, kjo për disa arsye të cilat i rendit edhe më poshtë.

‘Mbyllja e Lokaleve dhe Bizneseve nga shteti duhet urgjent te shoqerohet me kredi te buta dhe afatgjata!

Pse kjo?

Se pari u takon me ligj. Lokalet, bizneset po mbyllen jo per shkak te tyre por per “arsye madhore”, epidemi, fatkeqesi natyrore, ne te cilat kudo ne bote shteti kompenson!

Se dyti, bizneset qe mbyllen me urdher nuk kane likuiditet per te paguar pagat dhe eventualisht qerate!

Se treti, ne rast se nuk u jepen kredi te buta afatgjata rreth 90% e tyre do falimentojne dhe do te biem nga nje katastrofe epidemie ne nje katastrofe ekonomike.

Denoj qendrimin armiqesor te Edvin Çekap Maskes ndaj bizneseve ne Shqiperi!’

Artikulli paraprakCovid-19/ Rritet frikshëm numri i viktimave në Itali, 1809 të vdekur, 2853 të infektur
Artikulli tjetërGjendet i pajetë 55 vjeçari në banesë