Flet mamaja e Dorian Protoduarit: Djalin ma arrestoi i biri i atij që kërkoi t’i pushkatonte gjyshin

Drita Protoduari, mamaja e Dorian Protoduarit, i arrestuar ditën e sotme nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë tha se djali i saj është arrestuar sapo zbriti nga autobusi nga 20 forca policie me maska.
Ajo u shpreh gjatë protestës para Drejtorisë së Policisë së Tiranës se, djali i saj është arrestuar me të padrejtë pasi ai nuk ka kryer asnjë veprim ndaj Forcave të Rendit, dhe për ta vërtetuar këtë fakt, ka kërkuar që të hapen edhe kamerat e zonës ku është zhvilluar protesta.
Po kështu Drita Protoduari tha se djali i saj është arrestuar nga djali i personit që i arrestoi të vjehrrin gjatë komunizmit, në gjyqin e famshëm të Poshnjes, duke iu referuar Drejtorit të Policisë së Tiranës, Dhimitraq Ziu, babai i të cilit kërkoi që të dënohej me pushkatim gjyshi i Dorianit, Asqeri Protoduari.
Me qindra protestues të Unazës së Re vazhdojnë të qëndrojnë në këto momente përballë Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku kërkojnë lirimin e të afërmve të tyre të arrestuar pas protestës së sotme të opozitës përballë parlamentit.

Artikulli paraprakBanorët e Unazës së Re rrethojnë Drejtorinë e Policisë së Tiranës: “Lironi çunat”!
Artikulli tjetërBasha me kreun e PPE: Takim i shkëlqyer me Joseph Daul