Basha me kreun e PPE: Takim i shkëlqyer me Joseph Daul

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar një foto nga takimi i sotëm me presidentin e Partive Popullore Europiane, Joseph Daul.
“Me Presidentin e PPE Joseph Daul. Takim i shkëlqyer me një demokrat dhe europian të madh. #ShqipëriaSiEuropa”, shkruan Bash mbi foto.

Basha ka marrë pjesë në samitin dyditor të Partisë Popullore Europiane, që u mbajt në Bruksel.
Kreu demokrat raportohet se ka zhvilluar takime të shumta me drejtues të PPE-së dhe partive pjesëmarrëse në këtë samit, ku i ka informuar lidhur me situatën që po kalon vendi, por edhe vendimin për dorëzimin e mandateve nga opozita.

daul1553194164

Artikulli paraprakFlet mamaja e Dorian Protoduarit: Djalin ma arrestoi i biri i atij që kërkoi t’i pushkatonte gjyshin
Artikulli tjetërReagon Berisha: Arrestimi i Dorianit për agjitacion e propagandë, i ati i kryepolicit donte t’i vriste gjyshin