Banorët e Unazës së Re rrethojnë Drejtorinë e Policisë së Tiranës: “Lironi çunat”!

Banorët e Unazës së Re kanë rrethuar Drejtorinë e Policisë së Tiranë, ndërkohë që forca të shumta policie me pajisjet më të fundit janë vendosur përballë tyre në një kordon sigurie.
Banorët kanë lëshuar thirrje “Lironi çunat” ndërkohë që në mbështetje të tyre kanë shkuar edhe ish-deputetë të opozitës. Gjendja është shumë e tensionuar përballë Policisë së Tiranës.
Protesta vazhdon ende tek Drejtoria e Policisë së Tiranës ku mbahen të ndaluar 7 të rinj protestues midis tyre edhe Dorian Protoduari, të cilin policia e arrestoi sapo kishte zbritur nga autobuzi pranë banesës së tij pak minuta pas përfundimit të protestës së opozitës.
Ata kanë bërë thirrje për lirimin e tyre duke akuzuar Kryeministrin Edi Rama dhe Ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj se po pengojnë të drejtën e qytetarëve për të protestuar duke arrestuar qytetarë të pafajshëm.
Ata paralajmëruan edhe kryebashkiakun Veliaj se nuk do ta lejojnë që ti shembë banesat e tyre, duke thënë se do ti mbrojnë me gjak.
“Mos këni frikë nga oligarkët, shumë shpejt sistemi i tyre do të bjerë”, u shpreh njëri nga protestuesit.
Lidhur me arrestimin e Protoduarit ka folur edhe babi i tij duke bërë thirrje për lirimin e djalit të tij, duke argumentuar se është një vendim i padrejtë.
E ëma e Dorianit deklaroi se djali i saj është i pafajshëm duke thënë se nuk ka asnjë provë për përfshirjen e tij në akte të dhunshme.
Klevis Balliu deklaroi se të gjithë ata djem që janë arrestuar janë heronj, dhe sipas tij shumë shpçejt do të dalin për tju bashkuar protestës për të mbrojtur banesat e tyre.
“Protestë do të ketë dhe do të përshkallëzohet, ka mbaruar koha që të helmohen qytetarët, është koha të helmohet Rama”, tha ish-deputeti i PD.

Artikulli paraprak20 forca të RENEA-s rrëmbejnë dhe arrestojnë organizatorin e protestës te Unaza e Re
Artikulli tjetërFlet mamaja e Dorian Protoduarit: Djalin ma arrestoi i biri i atij që kërkoi t’i pushkatonte gjyshin