Flasin emigrantët që po mbahen në karantinë: Po na mbajnë peng këtu, s’kemi…

Tashmë janë me qindra emigrantët shqiptarë që janë të detyruar që të qendrojnë në karantinë të detyruar për 14 ditë, e që janë kthyer nga vende të ndryshme si Italia, Greqia apo Turqia.

Turistë me pagesë në vendin e tyre, dhe shpeshherë në kushte edhe të vështira psikologjike, ata po telendisen, dhe po ripen financiarisht në një kohë kur mund tiu bëhej testi i Covid 19, dhe të bënin karantinën në shtëpitë e tyre.

Emigrantët që janë vendosur në hotelet në afërsi të Korçës shprehen se nuk kanë mundësi që të blejnë ushqimet, dhe se nuk iu është dhënë asnjë ndihmë nga ana e Bashkisë.

“Kemi 6 ditë në karantinë, nuk na ka ardhur fare asnjë ndihmë nga ana e bashkisë”, shprehet një prej emigrantëve, që më pas pohohet dhe nga të tjerët, të cilët nuk lejohet që të dalin nga dhoma dhe flasin nga dritarja e hotelit. Ata shtojnë se nuk kanë bërë as pagesën e hotelit, edhe nuk dinë sa do të jetë ajo.

“Do na mbajnë peng këtu, ne skemi me çfarë e bëjmë pagesën për hotelit”, shprehet një prej emigrantëve. Ata tregojnë se u kanë shkuar nga ana e Bashkisë për ti pyetur, dhe i kanë premtuar se do ti ndihmonin, por kjo nuk ka ndodhur të paktën derimë tani.

Artikulli paraprakCovid-19 në fasoneri/ Prokuroria duhet të zbatojë ligjin për Ministren e Shëndetësisë dhe Kryeministrin!
Artikulli tjetërFrika është “verbëria” jonë…