Ëndrra mbaroi!

Besuam shumë tek një kualifikim dhe ajo që në fillim dukej e pamundur, për pak sa nuk u realizua. Hungaria na dha tre herë shpresë, shpresë që u vra fillimisht nga Nani e më pas dy herë nga Ronaldo. Hungaria dhe Portugalia barazuan 3-3 në një ndeshje më shumë dramatike për shqiptarët sesa vetë hungarezët e kualifikuar apo portugezët që nuk mund të toleronin humbjen.
Duket se jo vetëm tifozët po shpresonin shumë në një kualifikim, por edhe vetë kombëtarja, e cila ishte përgatitur. Fanellat kishin shkuar në hotelin ku po qëndronin lojtarët, ndërsa stafi po bëhej gati të stamponte edhe numrat.
Sidoqoftë, fati na ktheu shpinën dhe tashmë fanellat dhe lojtarët do të kthehen të enjten në Tiranë. Në një video të postuar në rrjetet sociale shfaqeshin futbollistët duke bërë gati tashmë valixhet. Ajo që në fillim dukej e pamundur, për pak sa nuk u realizua. Hungaria na dha tre herë shpresë, shpresë që u vra fillimisht nga Nani e më pas dy herë nga Ronaldo.
Hungaria dhe Portugalia barazuan 3-3 në një ndeshje më shumë dramatike për shqiptarët sesa vetë hungarezët e kualifikuar apo portugezët që nuk mund të toleronin humbjen. Sinjali i goleadës u dha që në minutën e 19, kur Gera shënoi një supergol për hungarezët. Portugalia gjeti golin e barazimit me anë të Nanit tri minuta para përfundimit të pjesës së parë.
Fraksioni i dytë nis aty ku përfundoi i pari. Dzsudzsak riktheu avantazhin e hungarezëve dhe gëzimin e tifozëve shqiptarë, gëzim që zgjati vetëm 3 minuta, pasi Ronaldo barazoi gjithçka. Pesë minuta më vonë mendon sërish Dzsudzsak për të ngritur në delir shqiptarët, por 7 minuta më vonë kundërpërgjigjet sërish Ronaldo.
Në minutat e mbetura, skuadrat u tërhoqën dhe me rezultatin 3-3 dhe me refuzimin e humbjes nga kjo përballje, u shuan edhe shpresat e Shqipërisë për të vijuar ëndrrën franceze edhe me të paktën një ndeshje. Ky kampionat do të mbahet mend gjithmonë, pasi ishte i pari për Shqipërinë, ku u shënua goli i parë dhe u arrit fitorja e parë.

Artikulli paraprakAnjeza si gjethja e Linditës
Artikulli tjetërMaskat grabisin në mes të ditës një minimarket në Memaliaj