Dritan Zagani videomesazh në protestë: Policët të denoncojnë lidhjet e krimit me politikën

Dritan Zagani, oficeri i policisë që drejtoi dhe hetoi për herë të parë bandën Habilajt dhe lidhjet e tyre me Saimir Tahirin.
Nga Zvicra ku ka fituar azil politik, ai iu drejtua protestuesve përmes një videomesazhi që u shfaq në ledwall-in e vendosur në podiumin e ngritur para Kryeministrisë.
Ai tha se prej tre vitesh është në arrati së bashku me familjen për shkak të padrejtësisë. Largimin nga Shqipëria e argumentoi me faktin se është kërcënuar.
Ai ka dërguar një videomesazh në protestën që po zhvillohet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku i ka bërë thirrje kolegëve të tij në Policinë e Shtetit të denoncojnë lidhjet e krimit me politikën. Zagana theksoi se ai do të kthehet në Shqipëri, kur krimi dhe kriminelët mos të jenë më në qeveri.

Zagani: Protesta ime ndaj krimit, çlirimit të drejtësisë nga mafia ka nisur para 20 vitesh kur nisa punë si oficer policie. Prej tre vitesh në mënyrë të pandërprerë jam në arrati.Sakrifica e familjes dhe fëmijëve të mi është ekstreme, jam ndëshkuar nga padrejtësia, nga trafikantë që kishin në dorë ligjet, nga trafikantë droge në policinë e shtetit të lidhur me eprorët e tyre. Unë u bëj thirrje kolegëve të mi në policinë e shtetit, atyre oficerëve të përkushtuar të kenë kurajo të denoncojnë lidhjet e krimit me policinë, kushdo qofshin ato. Kështu do të jenë mburoja më e mirë, do të jenë misionarë të drejtësisë. Unë jam detyruar të largohem nga Shqipëria prej kërcënimeve.

Zagani ka qenë ndër të parët që ka denoncuar grupin Habilaj për trafik droge dhe lidhjet e ish-Ministrit Tahiri me ta. Ai tha se deshironj te kthehet ne Shqiperi, por per kete duhet qe krimi dhe bandat te largohen nga pushteti.

Zagani: Nuk është zgjedhja ime të jem në arrati se ndalova Habilajt dhe Saimir Tahiri në parlament sikur nuk shkon apo jo. Dua të kthehem dhe do të kthehem ndaj dua që krimi dhe bandat të mos jenë në krye të vendit tim.

Artikulli paraprakQindramijëra në protestë, kërkohet rrëzimi i Ramës
Artikulli tjetërBasha: Largim i Ramës dhe qeverisë së paligjshme! Krijim i qeverisë antimafia!