Basha: Largim i Ramës dhe qeverisë së paligjshme! Krijim i qeverisë antimafia!

Kreu i PD-së Lulzim Basha e ka nisur fjalimin e tij në protestë me një shprehje të Migjenit.
‘Përditë shoh qartë e ma qartë dhe vuej thellë e ma thellë’, tha ai.
‘Kështu e përshkroi Migjeni zgjimin e një populli për të parë dramën e tij.
Një vit më parë, mijëra e mijëra shqiptarë u mblodhëm në këtë shesh për të ndalur të keqen.
Mijëra të tjerë na panë nga larg, duke shpresuar se e keqja nuk ishte e vërtetë.
Sot, ne që jemi këtu shumë më shumë se me 18 shkurt por edhe ata që qëndruan larg, e shohim qartë se e keqja është e vërtetë!
E keqja nuk ikën po nuk u luftua.
E keqja nuk ikën po nuk u bashkuam të gjithë kundër saj.
Dhe ja ku jemi bashkuar sot, në një plebishit popullor nga më madhështorët që ka njohur historia e demokracisë.
Mirë se keni ardhur zonja dhe zotërinj në këtë orë të madhe dhe vendimtare të bashkimit popullor kundër së keqes.
‘Sot ne që jemi këtu shumë më shumë se në 18 shkurt të vitit të kaluar, na janë bashkuar edhe ata që 1 vit më parë nuk besonin në ato që ne thonin, por që sot e shohin qartë se e keqja është mëse e vërtetë.
E keqja nuk ikën po nuk u bashkuan të gjithë kundër saj dhe ja ku jemi bashkuar në këtë plebisht madhështor nga më të mëdhenjtë që ka njohur historia e Shqipëria. Bashkimi i popullit kundër të keqes, mirë se keni ardhur në këtë shesh të historisë dhe të së ardhmes.
Jemi bashkuar sot për të rrëzuar qeverinë e paligjshme të Edi Ramës, për të shpallur solemnisht që nuk e pranojmë këtë bandë plaçkitësish të na qeverisë”, tha Basha.
Në vijim kreu demokrat, u shpreh se sot shqiptarët po reagojnë ndaj shpërfilljes dhe arrogancës, qeverisë së paligjshme, zgjedhjet e blera.
“Kur pushtetin e merr me votat e blera nuk ndjen asnjë përgjegjësi për qytetarët. Ndaj sot në emrin tuaj, në emër të të gjithë shqiptarëve që na mbështesin, në emër të opozitës, kërkoj largimin e Edi Ramës dhe qeverisë së paligjshme. Kërkoj krijimin e qeverisë anti-mafia që do të luftojë krimin, që do të çojë përpara reformën në drejtësi në përputhje me Kushtetutën dhe do të përgatisë zgjedhjet e reja të lira dhe të ndershme. Ky është verdikti i kësaj proteste. Dëshmoni këtu fundin e raporteve të deformuara politike me farsën kriminale të 25 qershorit, me këtë protestë, me këtë demostrim madhështor. Shqiptarët dhe opozita demostrojnë një raport të ri dhe të vërtetë mes forcave politike, një raport të ri mes qytetarëve të lirë dhe pushtetit të krimit. Sot vdes 25 qershori, sot merr fund politika që mban pushtet të blerë dhe të grabitur, sot vdes pushteti që nuk i përgjigjet qytetarëve”, tha Basha.
Në vijim ai akuzoi se Edi Rama më 25 qershor ndërseu bandat e drogës për të blerë pushtetin e tij të krimit.
“Sot kemi zgjedhur të bashkohemi, të refuzojmë të keqen dhe të luftojmë për t’a larguar. Le ta dëgjojë Edi Rama mesazhin tuaj sot, në cilindo bunker që të jetë fshehur”, tha Basha.
Sipas tij, kjo Shqipëri ka pasur bijtë e saj të këqij, por pak prej tyre kanë qenë që vunë në jetë projektin anti-kombëtar. “Kjo po ndodh sot, po vihet në zbatim projekti antikombëtar i Shqipërisë për pushtetin absolut të Edi Ramës”, tha Basha. Sipas tij, vetëm në Guinea, Venezuela dhe Nikaragua ndodh që familja e kreut të qeverisë të bëjë trafikun e drogës, vëllai in kryeministrit të bëjë trafikun e drogës, ministrja e mbrojtjes të jetë bashkëpunëtore në trafikun e drogës dhe ministri i Brendshëm të kryesojë bandën e drogës.
“Thika ka arritur ku nuk mban më, ndaj i them çdo të huaji që është mik i Shqipërisë se kjo nuk është Shqipëria europiane, është Shqipëria e drogës. Nuk e duam Shqipërinë me standardet e vendeve të Afrikës.
Kjo bandë po përqëndron në pak duar të gjithë pushtetin ekonomik dhe politik të vendit, po izolon Shqipërinë që mos e konkurrojë askush këtë bandë. Fondet publike po rrëmbehen nga oligarkët, çdo gjë po grabitet nga oligarkët e Ramës, e gjithë toka e Shqipërisë është vënë në shërbim të drogës, burrat dhe gratë po kthehen në hamej të thasëve të drogës, me paratë e drogës u blenë zgjedhjet, investitorët e huaj u larguan, ata që mbetën u rrahën derisa ikën, qeveria i nxori shqiptarët tepër në vendin e tyre si asnjëherë tjetër’.

Artikulli paraprakDritan Zagani videomesazh në protestë: Policët të denoncojnë lidhjet e krimit me politikën
Artikulli tjetërProtesta madhështore e opozitës