Fundi i Dvoranit në KLD, jashtë nga sistemi!

I ka ardhur fundi aventurës të njeriut që hodhi në erë ngritjen e Gjykatës Kushtetuese. Mandati i Dvoranit në krye të KED përfundon pas pak javësh dhe Presidenti ka deklaruar se me 5 Dhjetor do të hedhë shortin e ri për KED duke paralajmëruar se nuk do të lejojë asnjë shkelje të Kushtetutës..

Ligji për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë e përcakton Këshillin e Emërimeve në Drejtësi si organ me mandat 1-vjeçar, që nis më 1 janar dhe mbyllet më 31 dhjetor të çdo viti. Anëtarët e KED zgjidhen me short.

Shorti organizohet nga Presidenti nga data 1 deri në datë 5 dhjetor. Nëse Presidenti refuzon hedhjen e këtij shorti, atëherë kreu i Kuvendit duhet ta hedhë atë brenda datës 10 dhjetor.

Sipas këtyre përcaktimeve, shorti për KED-në e vitit të ardhshëm po afron. Por, padia që Ilir Meta dorëzoi në ngarkim të kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi rrezikon që të ketë pasoja jo vetëm për Ardian Dvoranin.

Nëse njëra nga tre Prokuroritë ku Presidenti dorëzoi padinë vendos që të pranojë atë, atëherë Ardian Dvorani rrezikon që të mos përfshihet në shortin për KED-në e re. KJo tashme ka ndodhur dhe Dvorani eshte nen hetim.

Ligji përcakton se kryetar i KED-së zgjidhet një anëtar i Gjykatës së Lartë. Dvoranit i ka mbaruar mandati ne Gjykaten e Larte. Ai dhe Medi Bici janë dy anëtarët e vetëm që i mbijetuan vettingut në këtë gjykatë. Me skualifikimin e mundshëm të të parit, atëherë mbetet vetëm i dyti.

Kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi zgjidhet anëtari i Gjykatës së Lartë, ndërsa zëvendëskryetar anëtari më i moshuar nga dy anëtarët që zgjidhen nga Gjykata Kushtetuese.

Rrjedhimisht, në skenarin që Ardian Dvorani të përjashtohet nga pjesëmarrja në short Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të funksiononte pa kryetar.

Një zgjidhje mund të mbërrijë nga pika 2 e nenit 227 të ligjit për organet e qeverisjes së sistemit në drejtësi, ku parashikohet shprehimisht se, “Zëvendëskryetari ushtron të gjitha funksionet e Kryetarit në mungesë, ose pamundësi të këtij të fundit”.

KED ka funksionuar me 7 anëtarë, ku mungoi një anëtare nga prokuroritë e Apelit.

Artikulli paraprakMerkel në krah të shqiptarëve, por…
Artikulli tjetërMcAllister përshëndet Bashën: Një nga miqtë e veçantë të partisë së Kancelares Merkel