Merkel në krah të shqiptarëve, por…

“Me Angela Merkel në Zagreb”, shkruan Kryetarja e LDGSH, Albana Vokshi, duke dhënë detaje në lidhje me qëndrimet e saj politike ndaj Shqipërisë dhe situatës politike të krijuar.

“Kancelarja mbështet shqiptarët, por ne duhet të zbatojmë kërkesat e rezolutës së PPE dhe Bundestagut.

Gjatë Kongresit të PPE-së në Zagreb, m’u dha rasti të përshëndetesha me Kancelaren Angela Merkel dhe ta falenderoja për mbështetjen e vazhdueshme që qeveria gjermane dhe ajo, personalisht, kanë dhënë për forcimin e demokracisë, zhvillimin dhe nxitjen e proceseve integruese në Shqipëri.

Kancelarja Merkel më siguroi se Gjermania dhe ajo vetë, do të vazhdojnë të mbështesin Shqipërinë dhe shqiptarët.
Vullneti i Gjermanisë dhe i vendeve të tjera të Bashkimit Europian u shpreh i qartë edhe në rezolutën e posaçme të PPE-së, ku kërkohet, para së gjithash, që Shqipëria të zgjidhë krizën e thellë politike dhe, nëpërmjet një reforme të vërtetë zgjedhore, të përgatisë vendin për zgjedhje të lira e të ndershme.

E vetmja pengesë për zbatimin e kërkesave të Perëndimit është qeveria e Shqipërisë.

Edi Rama refuzon të përmbushë kushtet e Bundestagut gjerman dhe të Partive Popullore Europiane. Ai vazhdon të sabotojë ngritjen e Gjykatës Kushtetuse, të shkatërrojë shanset për zgjedhjet të lira e të ndershme dhe të zhbëjë çdo përpjekje për një drejtësi të pavarur.

Rruga e vetme për ne është Perëndimi! Shqipëria si Europa është ajo që duan shqiptarët dhe ne do ta arrijmë së bashku!”, shkruan Vokshi.

Artikulli paraprakPas takimit në Presidencë, Gjykata Kushtetuese fshin emrin e Besnik Muçit nga faqja zyrtare, mbeten 4 anëtarë
Artikulli tjetërFundi i Dvoranit në KLD, jashtë nga sistemi!