Deputeti Agron Shehaj bashkohet me artistët: Do të ngujohem bashkë me ju në Teatër për t’i ndalur

Kuvendi, vetëm me votat e maxhorancës ka miratuar sot projekt-vendimin që i hap rrugë shembjes së Teatrit Kombëtar. Ndërkohë, artistët dhe aktorët kanë dalë sërish në protestë para godinës së Teatrit për të shprehur qëndrimin e tyre kundër dhe duke bërë thirrje që të ruhet godina.
Në mbështetje të artistëve ka qenë edhe deputeti i PD-së Agron Shehaj i cili ka propozuar dhe një zgjidhje radikale në mbrojtje të Teatrit Kombëtar.
“Nuk ka asnjë dyshim që të enjten e ardhshme ky ligj do kalojë se maxhoranca i ka votat, doni t’ju gënjej, nuk kemi asnjë mundësi.
Momenti është që të gjejmë një zgjidhje si ti ndalojmë dhe un iu them troç, e vetmja zgjidhje është që të ngujohemi brenda, nëse ju vendosni që të futeni brenda unë do jem i pari që do futem dhe do jem i fundit që do dal”, tha ai.
Aktori i njohur Neritan Liçaj gjatë fjalës së tij u shpreh se ne i tronditëm, i bëmë që të lëviznin më shpejtësi.
“Ne i tronditëm, i bëmë që të lëviznin me shpëjetësi. Të gjithë ata që do votojnë atë ligj, të gjithë ata policë që do vijnë këtu. Hajdeni këtu mua këto do më keni, do ta shikoni.
Hajdeni dhe ju kolegë që na shikoni nga televizori. Çfarë do shikoni kur të prishtet Teatri, shfaqjen e shëmtuar me dinamit. Hajdeni këtu dhe do ta shikoni se çfarë ju pret”, tha ai.

Artistët dhe aktorët e po vijojnë protestën e tyre kundër shembjes së Tetarit Kombëtar. Ata shprehen mjaft të irrituar për votimin e mazhorancës pro futjes në kalendar të projekt vendimit për ti hapur rrugë, zhvillimit në pronën e Teatrit Kombëtar.
Ai që ka folur në emër të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, ishte aktori Alert Çeloaliaj, i cili tha se është gjë e rëndë ajo që ka ndodhur sot në Kuvend.
“Ne në skenë përdorim një fjalë “pa tekst”, kështu jam dhe unë sot. Në 27 vite nuk i ka ngrënë malli për godinën e Teatrin Kombëtar, por brenda 24 orëve u kthye në emergjencë. Ligji kaloi me një procedurë të përpjesëtuar. Është njësoj sikur më ka vdekur njeri. Dua t’u bëj me dije sot SASE ka rikonfirmuar edhe sot se jemi përsëri të ruajmë këtë godinë”.
Ndërkohë që regjizori Robert Budina e cilësoi si një atentat kundër demokracisë.
“Situata është e rendë, ajo që ndodhi në parlament është një atentat i hapur ndaj demokracisë. Nëse ky projktligj kalon dhe shoqëria nuk e ragon nuk bëhet me fjalë për Teatrin Kombetar, por bëhet fjalë për një kolaps të demokracisë. Në duhet të reagojmë i bëj thirrje të gjithë socilaistëve të thjeshtë t’i bëjnë presion atyre që të mos e votojnë atë ligj”, tha ai.
Një pjesë e protestuesve siç duket dhe nga fotot kanë shpërthyer në lot.
Aktori Gentian Zenelaj gjatë fjalës së tij ka shpërthyer duke thënë se në vednin ku ka vendosur të rrisë fëmijët e tij po “zbythen të gjitha vlerat”.
“Jeni dëshmitarë që e kemi parë vetën në filma dhe dokumentar atë që ka ndodhur në këtë shtet ku kam vendosut të rris fëmijët e mi. Kam parë se si është përdhosur e drejta, ligji, burrëria, si janë zbythur të gjitha vlerat. Kam parë se si tradhëtia ndodh natën dhe ditën shitet si kompromis, s’po e teproj aspak me ata tipat por uroj që të vijë dita të bëjnë gjumin e qetë. Kjo tokë sot u vodh. Më kënë akuzuar se jamë partiak, por jam partiak se kur të vijë dita e votimit të gjithë votojnë një parti, por ju keni vetëm një parti, partia juaj është leku, zoti juaj është leku”, tha ai.

Artikulli paraprakBasha paralajmëron Ramën: Tërhiq urgjent ligjin për shembjen e Teatrit, rendi Kushtetues në pikëpyetje
Artikulli tjetërVjedhja me ligj e tokës tek Teatri, e vlerëson metrin katrorë 470 euro atje ku kushton mbi 2200 euro