Basha paralajmëron Ramën: Tërhiq urgjent ligjin për shembjen e Teatrit, rendi Kushtetues në pikëpyetje

Kryetari i PD, Lulzim Basha kërkoi sot në Kuvend që mazhoranca të tërhiqte ligjin për teatrin Kombëtar. Ai tha se mahoranca e ka futur në mënyrë të paligjshme këtë ligj. Sipas tij qeveria po nxitoj ti vërë minat teatrit pasi mori kaparin që i erdhi me ‘Toyota Yaris.
“Rregullorja e Kuvendit, nenit 28 thotë se “kërkesa për procedurë të përshpejtuar të shqyrtimit të projektligjit paraqitet me shkrim te Kryetari i Kuvendit, i cili ia njofton Kuvendit në seancën plenare më të parë. Pas njoftimit të Kryetarit dëgjohet një folës pro dhe një folës kundër për jo më shumë se 10 minuta”, çka ju nuk e keni bërë.
Tani vjen edhe pjesa që ju mundoheni ta kaloni me fotokopjuesen e prishur. Kryetari i Kuvendit i paraqet Kuvendit për votim projektvendimin përkatës.
Aty përcaktohet data e shqyrtimit të projektligjit në komisionin përgjegjës Ku është projektvendimi?. Kjo që po shpërndani tani? (tregon dokumenti, që sapo shpërndanë shërbimet e Kuvendit) Kjo është? Një sekondë para votimit?
Pra, jo vetëm doni të vidhni 205 milionë euro me një dorë, jo vetëm doni ta bëni duke shkatërruar Teatrin Kombëtar, një pasuri kombëtare, jo vetëm doni ta bëi vjedhjen me ligj, por edhe procedurën e ligjit e shkelni.
Kaq në nxitim jeni për të vjedhur, sa nuk ndiqni as procedurat normale parlamentare. Dhe natyrisht e bëni këtë, sepse ky vend nuk ka Gjykatë Kushtetuese. Po të kishte Gjykatë Kushtetuese, çdo vendim i tillë procedurial, do të konsiderohej i paligjshëm, me zero efekt.
Tani, në mungesë të Gykatës Kushtetuese, pyetja shtrohet: kur ju bëheni mbi ligjin për të vjedhur mbi 200 milionë euro me kullat e Teatrit, cila është rruga për t’u përballur me të keqen?

Si mund të mbahet më rendi kushtetues dhe paqja sociale politike, kur Edi Rama me 15 banditët e tij shkelin Kushtetutën, grabisin pronën publike dhe të përdorin ty si lolo (idrejtohet Grazmoz Ruçit) vetëm për të ligjëruar grabitjen e Teatrit Kombëtar?!
Prandaj thërritini mendjes! Tërhiqeni urgjentisht!
Rendi i ditës ka mbaruar. Ligjërisht mund ta sillni seancën tjetër, moralisht nuk duhet ta sillni!
Nuk ka asnjë urgjencë për t’i vënë minat Teatrit, përveç kaparit që keni marrë. E keni marrë me Toyota Yaris, e keni marrë me Abi Bank në Kinë apo e keni thithur me hundë, nuk ka rëndësi sesi e këni marrë kaparin.
Tërhiquni nga kjo masakër, përndryshe, të jeni të sigurtë se po i vini minat, jo thjesht procedurës parlamentare, por paqes sociale në vend”, u shpreh Basha.
Rregullorja e Kuvendit, nenit 28 thotë se “kërkesa për procedurë të përshpejtuar të shqyrtimit të projektligjit paraqitet me shkrim te Kryetari i Kuvendit, i cili ia njofton Kuvendit në seancën plenare më të parë. Pas njoftimit të Kryetarit dëgjohet një folës pro dhe një folës kundër për jo më shumë se 10 minuta”, çka ju nuk e keni bërë.
Reagimi në Kuvend i Bashës
Tani vjen edhe pjesa që ju mundoheni ta kaloni me fotokopjuesen e prishur.
Kryetari i Kuvendit i paraqet Kuvendit për votim projektvendimin përkatës. Aty përcaktohet data e shqyrtimit të projektligjit në komisionin përgjegjës Ku është projektvendimi? Kjo që po shpërndani tani? (tregon dokuemnti, që sapo shpërndanë shërbimet e Kuvendit) Kjo është?

Një sekondë para votimit? Pra, jo vetëm doni të vidhni 205 milionë euro me një dorë, jo vetëm doni ta bëni duke shkatërruar Teatrin Kombëtar, një pasuri kombëtare, jo vetëm doni ta bëi vjedhjen me ligj, por edhe procedurën e ligjit e shkelni.
Kaq në nxitim jeni për të vjedhur, sa nuk ndiqni as procedurat normale parlamentare.
Dhe natyrisht e bëni këtë, sepse ky vend nuk ka Gjykatë Kushtetuese. Po të kishte Gjykatë Kushtetuese, çdo vendim i tillë procedurial, do të konsiderohej i paligjshëm, me zero efekt.
Tani, në mungesë të Gykatës Kushteteuse, pyetja shtrohet: kur ju bëheni mbi ligjin për të vjedhur mbi 200 milionë euro me kullat e Teatrit, cila është rruga për t’u përballur me të keqen?
Si mund të mbahet më rendi kushtetues dhe paqja sociale politike, kur Edi Rama me 15 banditët e tij shkelin Kushtetutën, grabisin pronën publike dhe të përdorin ty si lolo (idrejtohet Grazmoz Ruçit) vetëm për të ligjëruar grabitjen e Teatrit Kombëtar?!
Prandaj thërritini mendjes!
Tërhiqeni urgjentisht!
Rendi i ditës ka mbaruar. Ligjërisht mund ta sillni seancën tjëtër, moralisht nuk duhet ta sillni! Nuk ka asnjë urgjencë për t’i vënë minat Teatrit, përveç kaparit që keni marrë. E keni marrë me Toyota Yaris, e keni marrë me Abi Bank në Kinë apo e keni thithur me hundë, nuk ka rëndësi sesi e këni marrë kaparin.
Tërhiquni nga kjo masakër, përndryshe, të jeni të sigurtë se po i vini minat, jo thjesht procedurës parlamentare, por paqes sociale në vend.

Artikulli paraprakProtesta për Teatrin, aktori shpërthen ndaj Ramës e Veliajt: “Zoti juaj është leku”!
Artikulli tjetërDeputeti Agron Shehaj bashkohet me artistët: Do të ngujohem bashkë me ju në Teatër për t’i ndalur