Denoncimi, korrupsion masiv dhe abuzime në Ministrinë e Arsimit

“Zoti Kryeministër, nëse e ke seriozisht luftën ndaj korrupsionit dhe abuzimeve duhet të ndërhysh urgjentisht në Ministrinë e Arsimit. Dy-tre drejtues atje duhet të arrestohen për abuzimet që kanë bërë”. Këtë kërkesë publike e bëri dje Hajro Limaj, drejtor i Institutit për Politikat e Sigurisë i ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku. “Nëse ai nuk heq në Ministrinë e Arsimit sekretarin e Përgjithshëm dhe Dhurato Bozon, drejtorin e Akreditimit, që ia kam thënë kryeministrit me emra, të mos pretendojë, sepse ata bëjnë ndarje selektive. Për shembull, kërkesat që bëjnë universitetet për hapjen e fakulteteve të reja, aty bëhet ndarje selektive hapur fare, nuk i jepen një universiteti më me emër në Shqipëri, por e persekutojnë. Unë po të isha kryeministër Dhurato Bozin do ta kisha arrestuar, ia kam thënë me shkrim vetë sepse ka zhdukur dokumentet, sepse sekretari i Përgjithshëm fsheh dosje. Ai thotë grykësat, por i ka aty. Nëse vazhdon të mos marrë masa karshi këtyre dy njerëzve në këtë ministri tek ai nuk kam asnjë lloj besimi”, thotë Limaj. Një ish-diplomat karriere dhe specialist për çështjet e sigurisë, Limaj shpërtheu ashpër ndaj kësaj ministrie për shkak të asaj që ai e quan abuzim me detyrën, favorizime klienteliste dhe allishverishe. Gjatë emisionit Limaj dha edhe emra konkretë si autor të këtyre abuzimeve, por gjithnjë sipas Limajt detajet dhe hollësitë do t’ia dërgojë personalisht kryeministrit Rama në një dosje të veçantë. Ky është rasti i parë që bëhet një denoncim publik konkret pas nisjes nga puna të qeverisë Rama 2.

Artikulli paraprakReportazhi i BBC/ “Shqiptarët duke pritur të hyjnë në Britani”
Artikulli tjetërIkjet masive nuk ndalen, edhe farmacistët largohen nga Shqipëria