Çmontohet çeta e Ramës, ikën edhe Kajmaku, rradhën e ka…

Banda e Ramës me të zgjedhur të inkriminuar po çmontohet. Pas shumë zvarritjes të largimit për largimin e Kajmakut, Rama është dorëzuar dhe e ka lëshuar edhe të zgjedhurin e tij në Bashkinë e Vorës, por ai nuk do të jetë I fundit.

KQZ i ka hequr mandatin Agim Kajmakut që ishte caktuar kryetar i bashkisë së Vorës nga Rilindja. Pas mbledhje se sotme anëtarët e KQZ kanë pranuar kërkesen e opzitës dhe ate të Prokurorisë se Kajamaku ka shkelur ligjin.

Shkakrimi eshte miratuar me 5 vota pro.
Rasti i Agim Kajmakut u denoncuar fillimisht nga Partia Demokratike, pasi kryebashkiaku i shkarkuar i Vorës kishte fshehur arrestimin e tij në Greqi.

Pas vendimit të marrë, kryetari i KQZ, Klement Zguri tha se ky vendim duhet ti komunikohet kryeministrit dhe më pas të botohet në fletoren zyrtare.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankimim brenda 45 ditëve në Gjykatën Administrative.
Kryeministri Edi Rama nuk ka reaguar ende lidhur me rastin Kajmaku, pasi prokuroria konfirmoi akuzat e ngritura më herët nga Partia Demokratike.

Në kohën kur PD hodhi akuzat e para ndaj Kajmakut, Kryeministri Edi Rama u vu në mbrojtje të tij, pothuajse njëlloj si edhe në rastin e Valdrin Pjetrit, ish-kryebashkiakut të Shkodrës.

Gjithsesi në daljen e fundit publike, në një emision televiziv, Rama tha se kush kapet me gënjeshtër në formularin e dekriminalizimit, do të shkojë në burg.

“Ne do ta bëjmë tani ndryshe. Të mos regjistrohen më kandidatura, një ditë para se të fillojë fushata, por një muaj para se të nisë fushata dhe të verifikohet nga Prokuroria dhe Policia, dhe nëse dalin të dënuar, do të futen në burg”, tha Rama.

Kërkesa e Prokurorisë
Prokuroria e Përgjithshme konfirmon se Agim Kajmaku është i njëjti person me Jorgo Toton, ndaj të cilit, në Greqi, në Gjykatën e Janinës ka pasur një procedim penal për përdorim dhe shpërndarje të parave të falsifikuara.

Megjithatë, sipas organit të akuzës, nga hetimet e kryera rezulton se më datë 13.09.2019 ka një vendim pafajësie ndaj Kajmakut. Bazuar në vendimin e Prokurorisë së Përgjithshme të dërguar në KQZ, pafajësia e tij e bën që Kajmaku të mos jetë në kushtet e ndalimit të ushtrimit të detyrës së kryetarit të Bashkisë së Vorës.

“Subjekti deklarues Agim Ymer Kajmaku, me funksion kryetar i Bashkisë Vorë, nuk përfshihet në fushën e veprimit të nenit 2 të ligjit Nr. 138/2015 ‘Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose që ushtrojnë funksione publike’, thuhet në dokumentin e Prokurorisë.

Por kryebashkiaku i ri i Vorës, i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit, rrezikon të penalizohet për faktin se nuk ka deklaruar në formularin e vetëdeklarimit që ka qenë në hetim apo i arrestuar ndonjëherë. Subjekti Agim Kajmaku përfshihet në përcaktimet e pikës 3 germa ‘ç’, kreu III i vendimit nr. 17/2016 i Kuvendit të Shqipërisë”.

Artikulli paraprakBiba votoi me dhimbje pro shkarkimit: ”Kajmaku është i denjë, por”…
Artikulli tjetërRama del nga fiqiri pasi mori lajmin e shkarkimit të Kajmakut, braktis mbledhjen e PS dhe…