Çfarë po i bën Ulusiu, Artës?

Ulusiu, me titullin Profesor Doktor dy ditë më parë për pak shkaktoi një incident të rëndë në Komisionin e Ligjeve. E ftuar ishte Arta Marku, një mike e hershme e Ulusiut. Sapo ajo ka hyrë në sallë Ulusiut i kanë shkëlqyer sytë. Mirëpo kjo ka zgjatur fare pak sepse Artës i janë afruar menjëherë dy gazetarë.

Këtu, Profesor Doktor Ulusiu nuk ëshstë përmbajtur më. Eshtë ngritur menjëherë nga karrigia e Kryetarit të Komisionit të Ligjeve dhe ka vrapur në drejtim të Artës. Gazetarët janë habitur ndërsa dëgjonin Ulusiun të bërtiste “mos e prekni, mos e prekni”.

Ai është afruar edhe vetë për t’u përballur edhe fizikisht me gazetarët që i kishin drejtuar mikrofonët Artës. Situata është tensionuar pas të bërtiturave të Profesor Doktor Ulusiut dhe menjëherë kanë ndërhyrë edhe bodigardë të tjerë kundër gazetarëve në mbrojtje të Artës.

Një gazetar, është sulmuar nga truproja i Markut. Kryeprokurorja Arta Marku nuk fshehu dot nervozizmin e saj sot pas pyetjeve të gazetarëve mbi fillimin e hetimeve për përgjegjësit e grabitjes në Rinas.

Marku iu përgjigj pyetjeve duke thënë “Mund të drejtoheni ne zyrat përkatëse të prokurorive. Në prokurorinë e përgjithshme nuk behen hetime, dhe ju duhet ta dini”, duke shtyre më pas mikrofonat e gazetareve, që nuk mbetën pa reaguar.

I shpejtë edhe reagimi i truprojës së kryeprokurores, që përplasi për muri gazetarin. Pre e sulmit ra gazetari Renaldo Salianji.
Prokurorja e Përgjithshme e paraprirë nga truproja që kujdeset t’i hapë rrugën.

Kryeprokurorja kërcënohet nga bllokimi i rrugës prej gazetarëve, kërcënohet nga transparenca. Janë qindar pyetje në fakt që i kanë zënë rrugën Kryeprokurores: Ajo është duke ndjekur skenarin rilindas për çështjen ‘Babale’, akuzon opozitën me një skemë të përgatitur në zyrën e Edi Ramës dhe gazetarët duan të dinë përse përgjimet e regjistruara nga Prokuroria dalin kundër akuzës së Prokurorisë.

Tre ditë më parë, policia e shtetit, përdori gazin lotsjellës kundër ligjit, moralit dhe arsyes në shtëpitë e 7 familjeve në Bregun e Lumit, duke helmuar fëmijë e gra, që ishin aty vetëm për të mbrotjur shtëpitë e tyre nga babëzia. Gazetarët kanë të drejtë të dinë nëse do të ketë hetim për këtë.

Po atë ditë që përdori gazin lotsjellës, policia nuk gjeti rrugën kur 5 kriminelë të armatosur u futën mu në mes të aeroportit të Rinasit, duke cënuar Sigurinë Kombëtare për të grabitur miliona euro. Nderin e forcave të rendit e shpëtuan efektivët e FNSH që u gjendën rastësisht afër. Njerëzit, nëpërmjet mediave duan të dinë, a mendon edhe ajo si Edi Rama që fajin e kanë kinezët?!

Artikulli paraprakQeveria njoftoi dje se do të prishen 94 mijë banesa, Paloka thirrje qytetarëve: Mos prisni derisa t’iu vijnë tek dera!…
Artikulli tjetërBerisha: “Shqipëria marshon drejt Tiranës. Cunami po afrohet, regjimi po dridhet!”