A e përhapi Ulusiu lajmin e rremë për rivalin e Arta Markut për kryeprokuror?

“Po vjen nipi i prokurorit gjakatar Aranit Çela”, ishte fraza që dominoi për disa orë rrjetet sociale kur Olsian Çela u rendit në krye të listës së kandidatëve për Prokuror i Përgjithshem.

Po supozohej se Olsian Çela ishte nipi i prokurorit të diktaturës Aranit Çela dhe kaq mjaftoi për të krijuar stuhi sulmesh kundër tij. Pas rrëmujës së krijuar në disa media e rrjete sociale, Olsian Çela ka sqaruar për abc neës se nuk ka asnjë lidhje me prokurorin e diktatutrës komunsit.

Mbiemri “Çela” dhe profesioni “prokuror”, janë dy detaje që aksidentalisht e lidhën Olsian Çelën me prokurorin famëkeq të kohës së diktaturës. Prokruori i ri i kohëve të sotme ka dëgjuar me siguri për ish-prokurorin gjakatar, por ndoshta kurrë nuk i kishte shkuar në mëndje se qoftë edhe për pak orë, do të gjendej nëpër rrjetet sociale e disa media, si nipi i tij, pra nipi i prokurorit komunist Aranit Çela.

I sapo renditur në krye të listës së kandidatëve për Prokruror i Përgjithshëm, Olsian Çela, ishte një ndër emrat më të përmendur nëpër rrjete sociale gjatë ditës së enjte…qindra statuse personash publikë e të tjerë iu sulën duke e lidhur me gjyshin e supozuar, prokurorin e diktaturës, Aranit Çela, me të cilin për rastësi mban të njëjtin mbiemër.

“Ky është gjyshi im i pushkatuar nga gjyshi i atij që kryeson listën e kandidatëve për Prokuror i Përgjithshëm. Ta gëzoni reformën në drejtësi!” janë fjalë të shkëputura nga një status në facebook i Genc Sejkos, një prej personazheve më aktive në rrjetet sociale, i njohur për memet e tij të goditura. Por pak orë më vonë, në mëngjesin e së premtes, Genc Sejko kërkoi ndjesë publikisht duke sqaruar se informacionet për kandidatin për Prokruror të Përgjithshëm i kishte të gabuara: Kurrë nuk kam qenë më i lumtur qe isha gabim”, shkruan ndër të tjera Sejko.

Sepse Olsian Çela nuk ka asnjë lidhje farefisnore me ish-prokurorin e diktaurës. I pyetur nga abcneës, ai tha: “Nuk kam asnjë lidhje farefisnore me Aranit Çelën”.

Kandidati për kryeprokuror Olsian Çela ka përgënjështruar lajmin duke mohuar kategorikisht lidhjen familjare me Aranit Çelën. Sulmi mediatik ndaj Olsian Çelës vjen menjëherë pasi është renditur i pari në garën për prokruor të përgjithshëm duke marrë pikët më të larta në renditjen e KLP-së.

Me 459 pikë, është renditur në krye të listës së KLP-së, kandidati për Prokuror i Përgjithshëm Olsian Çela. Ai ka lënë pas dy kandidatet e tjera, Arta Marku me 406 pikë dhe Fatjona Memçaj me 362 pikë.

Është kandidati i vetëm për kryeprokuror që është paraqitur me një platformë që parashikon cila do të jetë Prokuroria e Përgjithshme e drejtuar prej tij.

Ish-drejtues i Krimeve të Rënda, në kohën e tij ka goditur grupe kriminale si ai i Shullazit dhe ka hetuar çështjen e Xibrakës. Është një ndër prkurorrët që veçohet për profesionalizëm dhe integritetin në detyrën e tij prej, 18 vitesh./abcneës.al

Po kush i përhapi në rrjet këtë lajm të rremë në lidhje me prokurorin Çela? Ai ishte ky një sponsorizim i bërë nga vetë Ulusiu ndaj rivalit të Arta Markut?

Artikulli paraprakShtatë ditë pas premierës, filmi “The Joker” arkëton 998 milionë dollarë
Artikulli tjetërZbulohet lëvizja e re e Presidentit për zgjidhjen e krizës Kushtetuese