Profesor Doktor Ulsiu, një tjetër skandal me diplomën, denoncimi i pedagogut

Profesori në universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës, Vladimir Kola ka denoncuar plagjiaturën e doktoraturës së kryetarit të komisionit të ligjeve dhe deputetit socialist Ulsi Manja.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kola ka bërë krahasimin punimit të Manjës dhe atij origjinali, duke nxjerr në pah plagjaturën.
Postimi i plotë i Vladimir Kolës
Mirëmbrëma nga ustai i plagjiaturave. Ulsi Manja doktoraturë me plagjiaturë. Zbulimi, analiza dhe krahasimi i Tezës së Doktoraturës me plagjiaturë me titull; “Veprat penale kundër mjedisit ( neni 201-207 kp)”, e mbrojtur nga Ulsi Manja në shtator 2017, pranë Univerisitetit të Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë, Departamenti i së Drejtës Penale, me udhëheqës shkencor Prof. Skënder Kaçupi.

Teza gjendet e plotë në internet në këtë adresë:
http://www.doktoratura.unitir.edu.al/…/doktoratura-Ulsi-Man…

1.
Në Tezën në fjalë, 7 faqe (faqet 107-114) janë kopjuar nga artikulli shkencor me titull: “E Drejta për Informim mbi Çështjet e Mjedisit: Legjislacioni Shqiptar në Vështrim Krahasues me Konventën e Aarhus-It”, me autore Irma Baraku, i publikuar në vitin 2013 në “Revista Shqiptare për Studime Ligjore” Vol. 7. Artikulli origjinal gjendet në internet në këtë adresë:
http://www.ajls.org/doc/2DrejtaInformimMjedisi.pdf
Burimi origjinal nuk është referuar (në tekst apo në fusnotë), cituar apo listuar te literatura e konsultuar.

2.
Në Tezën në fjalë, faqet 91-92 janë kopjuar nga një studim i Bankës Botërore, i vitit 2010, me titull:“Inspections Reforms: Do Models Exist?”. Studimi origjinal gjendet në internet në këtë adresë:
http://regulatoryreform.com/…/Inspections-Reforms-Do-Models…
Burimi origjinal nuk është referuar (në tekst apo në fusnotë), cituar apo listuar te literatura e konsultuar.

3.
Në Tezën në fjalë, faqet 87-88 janë kopjuar ngaVendimi i Këshillit të Ministrave, nr. 24, datë 22.1.2004. VKM-ja nr. 24, datë 22.1.2004 gjendet në internet në këtë adresë:
http://faolex.fao.org/docs/texts/alb67645.doc
Burimi origjinal nuk është referuar (në tekst apo në fusnotë), cituar apo listuar te literatura e konsultuar.

4.
Në Tezën në fjalë, faqja 71 dhe një pjesë e faqes 68 janë kopjuar nga siti i Komisionit Evropian nga adresat:
http://ec.europa.eu/environment/legal/crime/index.htm
http://ec.europa.eu/environment/legal/crime/legis_en.htm
Siti i Komisionit Evropian në Tezë është listuar te literatura e konsultuar. Gjithashtu, siti i KE është referuar në tekst me fusnotë në faqet 61 dhe 62, por nuk është referuar te faqet 71 dhe 68.
© Vladimir Kola

Artikulli paraprakPunë vrasjesh, ish-deputeti i Ramës nis të flasë: Pse nuk arrestohet Xhafa?
Artikulli tjetërGrali i shenjtë i Edi Ramës