Bursa e Energjisë, Sekretariati: Janë shkelur afatet për krijimin e strukturës

Bursa e Energjisë është një ndër elementët kyçë që erdhi me modelin e ri të tregut të legjitimuar përmes ligjit të ri për sektorin e energjisë elektrike. Por deri më tani duket se projekti nuk ka arritur të konkretizohet në ngritjen e një strukture duke shkelur afatet që vetë ministria kishte parashikuar. Të paktën kështu konfirmohet në raportin e fundit të Sekretariatit të Energjisë. “Ngritja e një tregu kombëtar të organizuar sipas parimit një ditë më parë dhe një burse lokale është lidhur me adoptimin e amendamenteve për ligjin në sektorin e energjisë. Sipas planit të veprimit të përcaktuar nga modeli i tregut ministri duhet të kishte vendosur mbi pjesën juridike dhe strukturën përpara datës 31 mars 2017, ndërkohë që bursa e energjisë duhet të jetë plotësisht operacionale më 1 janar 2018. Kjo nuk ka ndodhur”, thuhet në raportin e sekretariatit për Shqipërinë i publikuar në prill. Raporti merr në vlerësim edhe aspekte të tjera të sektorit duke vlerësuar barrierat për implementimin e plotë të modelit të ri të tregut në sektorin energjetik.

Artikulli paraprakTokat dhe depozitat e karburantit në Shëngjin, çmimi zbret në 5.7 milionë euro
Artikulli tjetërLufta e plehrave, LSI ndahet nga PS në Fier