Buffon paralajmëron: Kujdes Milanin!

Te Juventusi nuk mjaftohen vetëm me titullin kampion në Serinë A, por duan edhe trofeun e Kupës së Italisë. Për ta kuptuar diçka të tillë, mjafton të dëgjosh se çfarë thotë kapiteni i bardhezinjve dhe njeriu simbol i këtij Juventusi, portieri Gianluiggi Buffon. Sipas gardianit, misioni i kampionëve të Italisë në këtë sezon ende nuk ka përfunduar, pasi ka mbetur edhe një ndeshje që duhet fituar dhe ajo është finalja e “Kupës së Italisë” që do të luhet më 21 maj, në “Olimpico” të Romës, kundër skuadrës së Milanit.
Buffon nuk do të aktiziviohet në finale, pasi në këtë kompeticion është portieri brazilian Neto, ai që luan titullar, por gjithsesi ai nuk nguron të paralamërojë skuadrën e tij se ndaj kuqezinjve duhet bërë kujdes: “Milani po kalon momente jo të mira por, pavarëisht kësaj ne duhet të tregohemi të vëmendshëm. Ata kanë në skuadër shumë lojtarë cilësorë, shto këtu dhe faktin se në një ndeshje të vetme gjithçka mund të ndodhë. Prandaj përqendrimi duhet të jetë maksimal nga ana jonë”, u shpreh Bufon.
Më tej, kapiteni foli dhe për trajnerin  Masimiliano Alegri. 38-vjeçari thuri elozhe për punën e teknikut toskan, duke e cilësuar atë si çelësin e suksesit të këtij Juventusi. “E nisëm kampionatin në mënyrën më të keqe të mundshme. Më pas erdhi dhe ringritja dhe kjo e gjitha falë punës së Alegrit. Arriti që t’u transmetonte lojtarëve shpirtin luftarak. Askush nuk besonte tek  ne dhe në fund ja dolëm”, tha Bufon.
Ndërkohë në Itali është shpallur lista e futbollistëvë më të mirë për këtë sezon ku dominon Juventusi. Janë pesë lojtarët e Juventusit në formacionin më të mirë të vitit në kampionatin italian. Edhe këtë herë bardhezinjtë kanë dominuar 11-shen e publikuar nga “Sportmediaset”. Bufon, Bonuçi, Aleks Sandro, Pogba dhe Dibala, janë futbollistët e përfshirë në këtë formacion, ndërsa nuk ka asnjë vend për lojtarët e Milanit apo Interit.
Paulo Dibala, një lider i padiskutueshëm. Juventusi ka gjetur një tjetër yll për të synuar fronin europian nga sezoni i ardhshëm, ndonëse e ardhmja e sulmuesit argjentinas ka vetëm një emër, Milani.

Artikulli paraprakOperacioni “fshesa”
Artikulli tjetërObama, rikthehet tek plani i Xhorxh W. Bush pas 8 vitesh