Blushi-Ramës: Kthehu frikacak

Ben Blushi u përball me Kryeministrin Rama në një interpelancë urgjente për çështjen e integrimit dhe mungesën e një date për hapjen e negociatave mes Shqipërisë dhe BE-së. Por debati mes tyre përfundoi në një përballje personale, ku nuk munguan as ofendimet reciproke.
Ben Blushi përfaqësoi grupin prej 7 deputetësh që thirrën në interpelancë urgjente Kryeministrin Rama, të shqetësuar për procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Europian. Përse Shqipëria nuk mori një datë nga Këshilli Europian për celjen e negociatave, ishte pyetja që Blushi i shtroi atij, në emër edhe të Mimoza Hafizit, Astrit Patozit, Vangjel Dules, Dashamir Shehut, Nard Ndokës dhe Agron Duka.
Rama u përgjigj me ironi, duke i trajtuar 7 deputetët si të paditur. Pas kësaj përballje të parë, Rama u largua nga salla plenare, ndërsa Blushi sapo kishte nisur replikën. Me rikthimin e Ramës, kreu i LIBRA-s akuzoi ish-kryetarin e tij të partisë se ka feudalizuar krimin në Shqipëri, gjë që sipas Blushit është edhe motivi i vërtetë pse Shqipëria nuk mori një datë për negociatat.
Kryeministri e lexoi ndryshe shqetësimin e 7 deputetëve, që sipas tij lidhej më shumë me zgjedhjet e ardhshme.
Nga një debat mbi integrimin, përballja mori trajta shumë më personale, ku nuk munguan as ofendimet reciproke.

Artikulli paraprakPas Gjushit, të tjerë zyrtarë nën hetim për lirimin e Lul Berishës
Artikulli tjetërKonfrontimi tek Bankers i qytetarëve me policinë dhe censura