Konfrontimi tek Bankers i qytetarëve me policinë dhe censura

Më datën 19 dhjetor 2016 në rrethin e Fierit u ndjenë lëkundje të forta tërmeti. Statuset e banorëve të alarmuar pushtuan Facebook-un, shoqëruar dhe me dyshimet përkatëse se tërmetet mund të ishin shkaktuar nga teknologjia që përdor kompania Bankers Petroleum në rrethinat e qytetit.
Natën e tërmetit, banorët e Zharrzës, duket se ishin ata që janë prekur më shumë nga lëkundjet e forta. Banorët e këtij fshati ku operon kompania Bankers Petroleum kanë shkuar në territorin e kompanisë dhe janë konfrontuar me policinë private.
Një banor që i kërkon përgjegjësve të kompanisë që të fikin pajisjen teknologjike, sepse sipas banorit ishte pajisja që e shkaktonte tërmetin.
Një punonjës amerikan i kompanisë i përgjigjet në anglisht se nuk mund ta fikë pajisjen. Pas kërkesave të banorëve, situata ka degraduar dhe në konfrontime fizike, banorët kanë goditur me gurë në disa raste drejt forcave të sigurisë së kompanisë.
Bën përshtypje fakti se këto ngjarje nuk janë raportuar në mediat kombëtare. Përplasjet dhe konfrontimet janë censuruar.
Banorët kanë njoftuar të gjitha televizionet dhe mediat, por ngjarja është anashkaluar tërësisht.
Vetëm media lokale e qytetit të Fierit “ALB-365” ka raportuar, censura ka mpirë të gjitha televizionet dhe pjesën dërrmuese të gazetave online në Tiranë.

Hashtag.al

Artikulli paraprakBlushi-Ramës: Kthehu frikacak
Artikulli tjetërFaqja e pare