Bie numri i të prekurve me Covid-19, vetëm 9 raste të reja

Gjatë 24 orëvë të fundit janë konstatuar 9 raste të reja me Covid-19. Ministria e Shëndetësisë në njoftimin e përditshëm për mediat në lidhje me situatën e koronavirusit në vend ka bërë të ditur se ka shkruar në 409 numiri i të prekurve ngë COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë konfirmon se gjatë 24 orëvë të fundit janë konstatuar 9 raste të reja nga 234 të testuar duke e çuar numrin total të të prekurve nga koronavirusi në 409.

6 raste të reja janë në Tiranë dhe 3 në Elbasan, ndërsa qytetet e tjera nuk kanë numëruar raste të reja. Zonat më të prekura deri më tani janë Tirana, Shkodra, Fieri dhe Durrësi.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 58 pacientë. Në shërbimin infektiv aktualisht janë 52 të shtruar. 5 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 6 pacientë të shtruar gjithsej. 5 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve janë të intubuar.

Në total, janë 10 persona në terapi intensive dhe 4 të intubuar.

Deri më tani numërohen 22 të vdekur nga koronavirusi, ndërsa vijon rritja e numrit të të shëruarëve.

Raste të reja gjatë 24 orëve të fundit:

-6 raste Tiranë
-3 raste Elbasan

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë 196 raste
– Durrës 38 raste
– Lushnje 5 raste
– Elbasan 15 raste
– Fier 32 raste
– Kavajë 8 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 17 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 45 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 rast
– Has 12 raste
– Krujë 5 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 4 raste
– Mirditë 3 raste

Artikulli paraprakInfektohet më Covid-19 punonjësi i policisë në Tiranë
Artikulli tjetërHumbi jetën në Maqedoninë e Veriut, flet bashëshortja e 44-vjeçarit nga Fieri