Infektohet më Covid-19 punonjësi i policisë në Tiranë

Një punonjës policie në Tiranë është infektuar nga koronavirusi. Efektivi i policië mësohet se është vetëkarantinuar në banesën e tij.

Gjithashtu disa efektivë policie në komisariatin e Vorës janë karantinuar në shtëpi, pasi kanë pasur simptoma të virusit. Pas këtij infektimi, tamponi i është bërë edhe 5 personave të tjerë, që kanë patur kontakte me efektivin, dhe pritet përgjigjja e tyre.

Kujtojmë se Tirana është zona më e prekur nga Covid-19 në Shqipëri. Deri më tani, në Shqipëri numërohen 400 të infektuar dhe 22 viktima.

Masat e parandalimit të pandemisë vazhdojnë të jenë drastike dhe e gjithë Shqipëria është në karantinë.

Artikulli paraprakBasha kërkon shpërblim për punonjësit e policisë në krye të detyrës
Artikulli tjetërBie numri i të prekurve me Covid-19, vetëm 9 raste të reja