Berisha: Nuk ka forcë në botë që e ndal opozitën gjer në përmbysjen e kakistokracisë

Ish kryeministri Sali Berisha, i pyetur se sa do të zgjasë protesta e opozitës u përgjigj se do vijojë deri në fitore.
Sipas Berishës, opozitën nuk ka forcë në botë që e ndal.

“Gjer në fitore. Fitorja është përmbysja e kakistokracisë . është përmbysja e këtij regjimi që e ka shndërruar Shqipërinë në vendin e katërt në botë që të rinjtë duan të largohen. Regjimin që vret shpresën çdo ditë. është detyrë e opozitës ti japë shqiptarëve zgjedhje tëe lira dhe nuk ka forcë që në ndal”,-tha Berisha për A2 CNN.

“Zoti Rama është një kufomë politike e pa kallur, kufomë politike e pa kallur. Po t’i vësh re ti anti-mitingjet e tij ato ngjasojnë me kortezhet për mort, e jo mitingje. Pra Rama është politikisht i ngordhur por i ka kallur”, theksoi Berisha. Ai tregoi pse opozita proteston kundër kësaj qeverie.

“Ky është një nga regjimet më të këqij që ka njohur Europa, regjimi që largoi 400 mijë shqiptarë. Regjimi që ka bërë Shqipërinë në vendin kur çdo tre ditë zhduket një fëmijë, regjimi që ka shndërruar Shqipërinë në epiqendër botërore të krimit të drogës, vret shpresën çdo ditë. Përmbysja e tij dhe rikthimi i votës së lirë është mision historik i opozitës shqiptarë.

Forcë në botë nuk na ndalon dot”, theksoi Berisha. Një koment e pati dhe për vizitën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg si dhe mesazhet e tij, se dhuna politike bie ndesh me vlerat demokratike dhe është absolutisht e papranueshme. Ai ju drejtua me një thirrje forcave politike të sillen në mënyrë të përgjegjshme dhe me vetëpërmbajtje dhe të zgjidhin çdo mosmarrëveshje për dialogut dhe proceseve politike.

“Asnjë mbështetje nuk ka marrë Rama sot nga Stoltenberg. Ai ka kërkuar dialog, po natyrisht kërkesë e drejtë. Rama njeh jo gjuhën dialogut, por gjuhën e forcës dhe të dialogut. Me paranojën e Ramës nuk ia vlen të merrem më. Unë do t’i thoja qërohu sa më parë, këtë do t’i thoja”, deklaroi ish kryeministri Berisha.

Artikulli paraprakPolicia plumba ndaj protestuesve, plagoset një qytetar
Artikulli tjetërLlesh kimiku sulmon protestuesit me gaz helmues, tensionohet situata para Parlamentit