Berisha nga Devolli: Shqiptarët do të ngrihen për të rrëzuar narkoshtetin

Ish-Kryeministri Sali Berisha është pritur me entuziazëm nga qindra demokratë të Devollit që kishin mbushur sallën.

Gjatë fjalës së tij në “Foltore” Berisha u shpreh se, shqiptarërt do të ngrihen për të rrëzuar narkoshtetin.

Berisha tha më tej se, Shqipëria do të çlirohet nga narkoshteti dhe se në këtë vend do të mbizotërojë repsekti i të drejtave të njeriut, i dinjitetit njerëzor, i inciativës së lirë, i interesit kombëtar.

Berisha foli edhe për drejtësinë e kapur nga Rama. Ai tha se, miliarderi Soros dorëzoi drejtësinë në vend në duart e Edi Ramës.

2 1

Artikulli paraprakBasha: Trillimet dhe shpifjet nuk e zgjidhin dot hallin e Sali Berishës
Artikulli tjetërBasha mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të artistes së madhe, Edi Luarasi