Basha: Paratë e drogës, kërcënim për stabilitetin e vendit, po pastrohen me ndërtimet nga Bashkia e Tiranës, largim i Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka folur pas mbledhjes së Grupit të PD për sekuestrimin e kokainës në Durrës. Basha tha se kokaina e sekuestruar ka marrë garanci publike. “Krimi, politika dhe biznesi janë bërë një. Një sasi e tillë nuk mund të kalonte në Shqipëri pa garanci politike të nivelit të lartë. Vlera e kësaj droge është 180 milionë euro. Kush do i pastrojë këto para? Bashkia e Tiranës është lavatriçja e parave të pista”, tha Basha.

Basha: Prej 6 muajsh kam paralajmëruar se Shqipëria nën Edi Ramën po kalon nga kanabisi tek heroina e kokaina. Dhe ja ku u vërtetua ngarkesa e djeshme që është lajmi europian dhe botëror: 613 kg kokainë vërteton atë që unë dhe opozita kemi thënë vazhdimisht. Kanabisi ishte vetëm fillimi, kurse tani heroina dhe kokaina janë dy aktivitete kryesore kriminale të krimit të organizuar shqiptar.

Po kështu kemi paralajmëruar se krimi-politika – biznesi janë bërë një dhe kjo vërtetohet nga biznesi që bënte tregtinë e kokainës në Kolumbi, por nga fakti i pranuar nga të gjithë se një sasi e tillë kokaine nuk mund të kalonte në Shqipëri pa garanci politike, pa mbështetje politike të nivelit më të lartë. Paratë e përfituara nga trafiku kriminal i drogës janë një kërcënim i jashtëzakonshëm për stabilitetin politik dhe ekonomik të vendit. Vlera e kësaj sasie droge ëhstë 180 milionë euro. Ku do të pastrohen këto para? Së pari në lavatriçen e madhe të pastrimit të parave të pista, në bashkinë e Tiranës, e cila ka dyfishuar lejet e ndërtimit dhe më shumë se dyfishuar sipërfaqet e ndërtimit pas bumit të drogës në vitin 2016. Ndaj dhe vëmendja e Prokurorisë dhe çdokujt që shtësohet për fatet e vendit duhet të kthehet aty ku po pastrohen paratë e krimit, në bashkinë e Tiranës dhe sektorët e tjerë të vendit, që po shkatërrojnë ekonominë, sepse në këtë vend nuk prodhohet e ekportohet asgjë më tepër sesa drogë.

Artikulli paraprakIsh-drejtuesi i policisë: 613 kg e kokainës u kapën nga DEA amerikane
Artikulli tjetër5 tonelatat e drogës në Itali në pronësi të ish-Shefit të Antidrogës të Ramës në Vlorë