Basha: Me 22 mars ‘92 shqiptarët fituan lirinë, sot Shqipëria po na thërret përsëri…

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka kujtuar 22 marsin e vitit 1992, ditën kur shqiptarët fituan lirinë e tyre.
Kjo ditë cilësohet si dita e parë e demokracisë në Shqipëri.

Në mesazhin e tij, Basha shkruan se sot Shqipëria është në udhëkryq dhe është në dorën e vetë qytetarëve për të hapur rrugën drejt Europës.

Mesazhi i plotë i kryetarit Basha
Me 22 mars 1992 shqiptarët fituan lirinë.
Si sot 27 vjet më parë njerëzit u bashkuan me të vetmen dëshirë dhe ëndërr: lirinë për të ndërtuar një jetë më të mirë, lirinë për të lëvizur, lirinë për arsim, lirinë për biznes, lirinë për tu shprehur, lirinë për të zgjedhur e për tu zgjedhur.

Ky udhëtim 27 vjeçar drejt lirisë dhe Europës demokratike me arritjet dhe dështimet e tij, ka qenë i dhimbshëm dhe plot sakrifica.

Sot Shqipëria po na thërret përsëri sepse rruga jonë drejt lirisë dhe Europës është në udhëkryq!

Është në dorën tonë ta përmbyllim atë duke ndërtuar edhe në Shqipëri sistemin e vlerave të vërteta europiane! #ShqipëriaSiEuropa

Artikulli paraprak“Euronews”: Rama ka probleme me zemrën prandaj u detyrua që të shkonte për trajtim në Berlin
Artikulli tjetërUrdhëri i Veliajt për drejtorët: Mos toleroni asnjë mungesë në mitingun e PS, në kundërt pushoheni nga puna