“Euronews”: Rama ka probleme me zemrën prandaj u detyrua që të shkonte për trajtim në Berlin

Rrjeti gjigand mediatik ”Euronews” raportoi për protestën e opozitës dje në Tiranë. Mes të tjerash, Euronews shkruan se, ka pasur raportime se Rama ka probleme me zemrën.

Ky është shkrimi i plotë
Në kryeqytetin shqiptar pati sërish protesta dhe përplasje kundër qeverisë përpara selisë së parlamentit. Protestuesit u përpoqën që të thyejnë kordonin policor përpara hyrjes në ndërtesë. Ata hodhën kapsolla dhe shashka.

Protestuesit e akuzojnë qeverinë socialiste të kryeministrit Edi Rama për korrupsion. “Kam shumë arsye për të protestuar”, tha demonstruesi Ruzhdi Gusi. “Kreu i qeverisë ka bërë kaq shumë gjëra të këqija në vend, ai duhet të ikë”, vazhdon ai.

“Ne duam mbi të gjitha lirinë e shprehjes. Përveç kësaj, ne duam që Rama të ikë, ai duhet të ikë. Ne jemi shumë të zhgënjyer prej tij”, deklaron një protestues tjetër i quajtur Selman Isufi.

Ndërkohë, pati raportime se Rama ka probleme me zemrën, prandaj u detyrua që të shkonte për trajtim në Berlin. Qeveria e mohoi këtë.

Protestat shpërthyen në mes të shkurtit, kur më shumë se 60 deputetë të opozitës dhanë dorëheqjen nga mandatet parlamentare në shenjë proteste.

Informaconet se kryeminstri i Shqipërisë Edi Rama, ka kaluar një gjendje të vështirë shëndetësore, kanë zënë vend 24 orët e fundit edhe në mediat ndërkombëtare.

auto 55460032 606315429794601 8885042782750638080 n1553244338

edi rama 4 620x405 1

auto raaaaa1553166532

Artikulli paraprakHakmerret kryepolici Ziu, mban në arrest Dorian Protoduarin pse i denoncoi të atin
Artikulli tjetërBasha: Me 22 mars ‘92 shqiptarët fituan lirinë, sot Shqipëria po na thërret përsëri…