Basha krahason Ramën me Robert Çamçakëzin: Nuk do lodhem duke ia kujtuar, u ka dhënë 75 milionë euro inceneratorëve

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka dalë sërish sot në konferencë me gazetarët, ku i ka rikujtuar Edi Ramës, planin e tij me 5 pika për rimëkëmbjen ekonomike.

Basha e ka krahasuar Ramën me Robert Çamçakëzin, personazh i filmave të realizmit socialist.

“Edi Rama është Robert Çamçakëzi, nuk mund të shkojë nga një kaniter në një kantier, dhe të thotë që nuk e njeh planin me 5 pika të Partisë Demokratike”, tha Basha.

Kreu i PD theksoi se Rama deri më tani, përveç pandemisë, është shkaktar i vuajtjeve të shqiptarëve.

“Fillon java e tretë e publikimit të planit tonë me 5 pika, kundër krizës ekonomike dhe hapave kundër valës së dytë të infektimeve nga COVID. Dy javë me radhë, unë, ekspertët dhe ju media, përmes gazetarëve që raportojnë, e keni bërë këtë plan të ditur dhe e keni shprehur se çfarë propozon PD dhe opozita.

Ne kemi denoncuar gjendjen që sa vjen e rëndohet të shëndetësisë, të mjekëve dhe infermierëve, rritjen e pacientëve të të infektuarve e COVID-19, ndërkohë që i vetmi që i bën bisht përgjegjësisë është njeriu që ka ne dorë që të ndihmojë njerëzit në nevoje, pacientët, shqiptarët. Shumica dërrmuese e të rinjve se mbajnë mend një film ku një person, endej nga kantieri në kantier, ku ishte personazhi i ‘Robert Çamçakëzi’.

Edi Rama është Robert Çamçakëzi. Ai pyetet; A e njihni planin e PD dhe çfarë po bëni për të ndihmuar njerëzit. Duhet t’i kujtojmë shqiptarëve që çdo dhimbje s’vjen vetëm për shkak të pandemisë, por për shkak se Rama i ka katandisur. Rama fryhet si gjel e kakaris si pulë, tjetër gjë bën. Ai ska mbajtur asnjë premtim për t’i dhënë bonus mjekëve e infermierëve”, u shpreh Basha.

Artikulli paraprakRasti i parë në botë/ Pacienti humbet përgjithmonë dëgjimin nga COVID-19
Artikulli tjetërSot rekord infektimesh nga Covid-19/ Basha: Kam që nga marsi që kërkoj 2500 testime në ditë, është plotësisht e mundur!